E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pogradec, mbetet i bllokuar në minierë 30-vjeçari

Një 30-vjeçar ka mbetur i bllokuar në një minierë në Pogradec.

Geront Xhuke 30 vjeç ka hyrë në minierën e Vërdovës për të mbledhur skrap por ka mbetur i bllokuar aty pa mundur dot të dalë jashtë galerive.
 

Kanë qënë familjarët e 30-vjeçarit të cilët rreth orës 05:00 të mëngjesit të sotëm kanë njoftuar policinë pasi ai nuk është kthyer në shtëpi.
 

Menjëherë pas marrjes së njoftimit forcat e policisë kanë nisur kërkimet në minierën e braktisur të Vërdovës për gjetjen e 30-vjeçarit.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›