Sfida goditet banda e grabitesve

Shtatë persona janë vendosur në pranga në fund të operacionit “Sfida”të 130 forcave të policisë 24 orët e fundit. Katër nga të arrestuarit funksionin si bandë kriminale, ndërsa tre të tjerët janë arrestuar për shkak se kanë luajtur rolin e shoferave të grabitësve. Sipas policisë banda kriminale mban përgjegjësi për grabitjen me dhunë e me pasoja të rënda të disa filjaleve të bankave, të pikave të basteve të sportit si dhe të kazinove.
Veprimtaria e tyre ka filluar prej tre vitesh dhe policia shpreson të dokumentojë këtë. Sipas policisë pjestarët e bandës janë Armando Petref Dumani, 30 vjeç; Sokol Ilmi Dhima, vjeç 23; Arlind Astrit Hitaj vjeç 27; Arbër Qemal Katiaj, vjeç 28: të katërt banues në Vlorë. Pjestarët e grupit kanë vepruar të maskuar dhe të pajisur me armë zjarri. Gjithashtu është bërë ndalimi i shtetasve Ermir Gramoz Merkollari, 24 vjeç; Endri Novruz Rrokaj, 26 vjeç,. Bledar Elmaz Aliko, 27 vjeç të tre banues në Vlorë.
Hetimet tregojnë se këta 3 persona kanë qenë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale duke i ndihmuar në kryerjen e krimeve ne rolin e shoferave dhe të vëzhgimit të ambjenteve që do të grabisnin. Nga kontrolli i ushtruar në banesat e autorëve të mësipërm janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale: dy armë zjarri tip pistoleta TT mod 54 si dhe një sasi e konsiderueshme fishekësh të këtij kalibri, të cila , 8 automjete të përdorura nga autorët për realizimin e krimeve, veshje sportive, maska dhe doreza të përdorura nga autorët,14 telefona celularë. Nga krahasimi i ekspertimeve balistike ka rezultuar se armët e gjetura janë ato të përdorura nga autorët për kryerjen e krimeve të mësipërme.