Pogradec, mbrëmje letrare në kuadër të lindjes së L.Poradecit

O MALL, O DASHURI, O PERGJITHEJETE ishte mbremja letrare kushtuar lirikut te letrave shqipe te madhit Lasgush Poradeci i organizuar nga Qendra Kulturore qe mban te njejtin emer ne kuader te 121 vjetorit te lindjes se poetit.Ne nder te poetit te lirikave dhe qe i kendoi aq shume dashurise dhe te bukures, krahas performancave poetike te performuara nga aktoret e kesaj qendre nuk munguan edhe pjeset muzikore apo edhe kombinimi i tyre me balet. Sipas Eritan Kamollit Drejtorit te qendres shfaqja kishte ne thelb nje nga poezite me te mira te Lasgushit “Kamadeva”.
Per shkak te masave anticovid u mbajt pa spektatore dhe u shfaq vetem online, ndersa ne te ardhmen me largimin e virusit do te shfaqet edhe per spektatoret.
Lasgush Poradeci lindi në qytetin buzë liqenit të Ohrit në familjen e Sotir Gushos. I ati si arsimdashës që ishte e dërgoi pas mësimeve fillore që i kreu në vendlindje, në një shkollë të gjuhës rumune në Manastir nga 1909 deri më 1916. Vdes në kryeqytet më 12 nëntor 1987, varroset në Pogradec.