Siria, vetoja e Rusisë dhe Kinës në OKB shokon Perëndimin
SHBA- Rusia dhe Kina i kanë veton rezolutës së Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara që propozonte sanksione të tjera mbi Sirinë, dhe që përbënte përgjigjjen e zemëruar të perëndimit.
Mbretëria e Bashkuar, SHBA dhe Franca thanë se Kombet e Bashkuara kanë zhgënjyer popullin e Sirisë.
Trupat siriane janë mobilizuar për të nxjerrë rebelët jashtë Damaskut, që pasi një bombë vrau tre zyrtarë të lartë të ministrisë së mbrojtjes.
Televizioni shtetëror sirian u fokusua në imazhet e para të presidentit Assad në momentin e betimit të ministrit të ri të Mbrojtjes. Filmimet shfaqnin Gen Fahd Jassim al-Furayj, shefin e forcave të armatosura të merrte këtë post.
Trupat siriane kanë vendosur tanke, artileri të rëndë dhe helikopterë në pjesë të ndryshme të kryeqytetit, ndërkohë që shpërthime të tjera janë raportuar në jugperendim dhe veri0lindje të qyetit.
Rusia dhe Kina kanë përdorur dy herë veton e tyre rreth Sirisë, ndërkohë që sekretari i jashtëm britanik William Hague e ka konsideruar këtë akt si të të pafalshëm dhe të pajustifikueshëm.
Ato po i kthejnë shpinën popullit sirian në orët e tyre më të këqija- ka thënë ai.
Sipas planit perendimor, Damasku do të ishte kërcënuar më sanksione jo ushtarake, sipas kapitullit të shtatë të kombeve të Bashkuara, nëse nuk do të lëvizte trupat ushtarake nga zonat e populluara.
Por pikërisht kapitulli 7 i kësaj resolute nxiti kundërshtimet e Moskës. Sipas ambasadoritrus të Kombeve të Bashkuara, Vitaly Churkin, kjo hap rrugën për ndërhyrje ushtarake, në çështje që sipas tij, janë çështje të brendshme të Sirisë.
Ndërkohë që ambasadori i SHBA-së i cilësoi ato si paranojake në mos të pasiqerta.
Përfaqësuesi francez e akuzoi Rusinë se po përpiqet të fitojë kohë për rregjimin sirianë, ndërkohë që SHBA po intensifikon planet e saj jashtë Këshillit të Sigurimit.
Këshillit i Sigurimit i duhet edne të vendos në do të rinovojë mandatin vëzhgues në Siri deri të premten.
Ndërkohë që pritet që Mbretëria e Bashkuar të rishikojë rezolutën duke propozuar një amendament për 30 ditët e fundit.
Matilda Alku/IDEA