Tirana zyrtare dënon ashpër sulmin terrorist në Bullgari
Tiranë- Pas sulmeve ndaj disa turistëve hebrenjë në Bullgari ka reaguar sot Ministria e Jashtme Shqiptare e cila ka dënuar ashpër ngjarjen duke e cilësuar si një akt terroist.
Përmes nëj deklarate për shtyp MPJ shprehet: ‘dënon ashpër sulmin terrorist të ndodhur ndaj një autobusi turistësh izraelitë, në aeroportin e Burgasit, në pjesën lindore të Bullgarisë, ku si pasojë e shpërthimit të fuqishëm rezulton të kenë humbur jetën civilë të pafajshëm dhe dhjetra të tjerë të jenë plagosur’.
Ndërkaq MPJ i shpreh ngushëllimet më të ndjera familjeve të viktimave, të afërmve të tyre si dhe autoriteteve të Shtetit të Izraelit.
Një shpërthim i fuqishëm vetëvrasës ka goditur dje një autobus me turistë izraelitë në qytetin bullgar të Burgasit, në Detin e Zi teksa raportohet për të paktën tetë të vrarë dhe 34 të plagosur. Sipas agjensiës së lajmeve Reuters, aeroporti i Burgas është përkohësisht i mbyllur dhe fluturimet janë spostuar për në aeroportin e Varna-s.
Poashtu kryeministri Berisha i dërgoi një mesazh ngushëllimi dhe solidariteti Kryeministrit të Izraelit Benjamin Netanyahu, për humbjen tragjike të jetës së gjashtë turistëve izraelitë, si pasojë i një sulmi në qytetin e Burgasit në Bullgari. Në mesazh, Kryeministri Berisha shprehet:
“Me keqardhje të thellë kam mësuar për humbjen tragjike të jetëve të gjashtë turistëve izraelitë dhe plagosjen e shumë të tjerëve, si pasojë e sulmit barbar terrorist në qytetin e Burgasit ndaj qytetarëve civilë të pafajshëm, që kishin zgjedhur këtë vend mik për të kaluar pushimet e tyre. Ndaj, në emrin tim, të qeverisë shqiptare dhe të çdo qytetari të vendit tim, Ju përcjell Juve e, përmes Jush, familjeve të viktimave dhe çdo qytetari të vendit e kombit Tuaj mik ngushëllimet më të ndjera dhe ndjenjat më të sinqerta të solidaritetit njerëzor”.
Berisha shkurna se qeveria shqiptare është jashtëzakonisht e indinjuar nga ky akt i shëmtuar e barbar, e dënon me forcë atë dhe i mbështet fuqishëm të gjitha përpjekjet e vendit Tuaj dhe të çdo vendi të lirë, që nxitësit dhe organizatorët e mundshëm të këtij sulmi të ulët e të ngjarjeve të tjera, të ngjashme, ti dorëzohen drejtësisë.
/IDEA/