Pogradec, sherr për bastin 10 mijë lekësh, plagos shokun
POGRADEC- Sherri për një bast prej 10 mijë lekësh për pak sa nuk i ka kushtuar jetën një 23-vjeçari nga Pogradeci. Isuf Ferati, i cili ka humbur bastin e vënë në lokal, është plagosur rëndë me thikë nga shoku i tij Romeo Myrtezai. Burime zyrtare nga Komisariati i Policisë së Pogradecit bëjnë të ditur se ngjarja ndodhi mbrëmjen e së enjtes në një lokal, në vendin e quajtur “Gurorja e Luan Kaprit”. Vetëm disa orë pas ngjarjes, efektivat blu kanë vënë në pranga autorin e krimit. Sipas policisë lokale, Ferati e Myrtezai, banues në lagjen nr.3 të Pogradecit, si dhe disa shokë të tyre kanë shkuar për të pirë në një lokal në periferi të qytetit. Në pije e sipër, 23-vjeçari Isuf Ferati i thotë 33-vjeçarit “je vërtet djalë i fortë, por tek tuneli që kemi përballë nuk ta mban të shkosh tani natën dhe të flesh”.
Ndërkohë, Myrtezai ka pohuar në tavolinë se ishte i gatshëm të shkonte të flinte gjithë natën në tunel, kundrejt shumës prej 100 mijë lekësh të vjetra. Dhe dy shokët kanë vënë bast. Romeo Myrtezai është ngritur nga tavolina dhe ka shkuar në tunelin e braktisur që kishte hapur ushtria në kohën e diktaturës, ku ka qëndruar për disa orë. Më pas, Myrtezai është kthyer sërish tek lokali dhe i ka kërkuar Feratit lekët e bastit. Ky i fundit i ka thënë shokut të tij se nuk kishte lekë dhe se ishte thjesht lojë. Kaq ka mjaftuar dhe dy shokët kanë nisur të debatojnë ashpër. I gjendur në situatë të vështirë, 23-vjeçari ka pohuar se do i jepte unazën prej floriri, por Romeo Myrtezai ka kërkuar shumën prej 10 mijë lekësh. Sherri mes tyre ka vijuar para lokalit. Në grindje e sipër, 33-vjeçari ka nxjerrë thikën dhe ka goditur disa herë të riun në trup, si dhe i ka shkaktuar dhe dëmtime në fytyrë.
Burimet e mësipërme sqarojnë se Myrtezai ka tentuar që t’i presë dhe veshin shokut të tij. I plagosuri është dërguar në Spitalin e Pogradecit, ku i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale. Sipas mjekëve, ai ndodhet në gjendje të rëndë. Vetëm rreth orës 03:00, policia ka mundur të vejë në pranga autorin e krimit.
(ma.ar/GSH/BalkanWeb)