E Shtunë, 31 Tetor 2026

Elbasan, arrestohen dy shtetas në kërkim ndërkombëtar

TIRANE- Në orët e vona të mbrëmjes janë arrestuar në Elbasan dy shtetas të cilët kanë qenë në kërkim ndërkombëtar. Shtetasit e arrestuar kanë qenë në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Italia. 

Policia e Elbasanit ka arrestuar Namik Dema për trafik ndërkombëtar droge dhe për përfshirje në organizatë kriminale.

Shtetasi tjetër i arrestuar është Fadil Alushi i cili për akuzohet për shfrytëzim prostitucioni, si edhe për përfshirje në organizata kriminale me qëllim shfrytëzimin për përfitim.

Dy të arrestuarit pritet të ekstradohen në Itali, shtet ku edhe kanë kryer aktivitetet e tyre kriminale.
(ar.si/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›