E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shtypi anglezpa limite: Holandaekip dhunuesish

LONDER- Fitorja e të bukurës kundër bishës, pra e Spanjës kundër Holandës. Nga futbolli total i viteve ’70 në një fatkeqësi totale. Kanë qenë shumë të ashpra komentet e mediave angleze ditën e sotme, pas paraqitjes së bërë nga tulipanët në finalen kundër Spanjës. “Një natë turpi”, titullon Guardian, që kritikon me tone të forta lojën e dhunshme të holandezëve.

“Spanja triumfon në fund të një finaleje të shpifur, që e ka mbuluar me turp gjithë Evropën”, komenton e përditshmja britanike, që kujton 15 kartonët e verdhë dhe një të kuq të dhënë nga Hauard Ueb.
“Vetëm Iniesta është shkëndija që i jep fund dhunës në fushë”, shkruan më tej ajo. “Afrika e Jugut është fituesja e vërtetë, sepse lojtarët në finale nuk impresionojnë”, shkruan Daily Telegraph. Times është akoma më e ashpër: “Holandezët njollosën emrin e mirë të futbollit të tyre.

Ishte një fitore kundër dhunuesve”. “Fatkeqësi totale”, është apertura e zgjedhur nga “Daily Mail”, që kujton se holandezët “dikur na dhanë futbollin total, ndërsa tani vetëm shkelma”. “Iniesta, mbreti i Spanjës”, titullon “Mail”, që sintetizon: Drejtësia përmbushet pas dorëzimit të Holandës në kohën shtesë”.

“Vu Vu Spanja”, shkruan The Sun, e cila për tulipanët shkruan: “Holanda mbulohet me turp, por të paktën fitoi skuadra më e mirë”. “E bukura mund bishën”, shkruan Daily Express.
(e.n/A.Latifi/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›