E Diel, 1 Nëntor 2026

Socialistët bojkotojnë punimet parlamentare

Grupi parlamentar socialist, do të bojkotojë zyrtarisht punimet parlamentare.

Me këtë konkluzion është finalizuar mbledhja e deputetëve të selisë rozë, pas shqyrtimit të pozicionit që do të mbajë opozita pas zgjedhjeve lokale të 8 majit.  Megjithëse këtë qëndrim e pati paralajmëruar pak më parë kreu i selisë rozë Edi Rama, në mbedhjen e grupit socialistë, vendosën të ndërpresin cdo aktivitet parlamentar, deri në një afat të papërcaktuar. Situata pas zgjedhjeve lokale të 8 majit dhe qëndrimi i cilësuar politik i Komisionit Qëndor të Zgjedhjeve për rezultatin e Tiranës, ka bërë që socialistët ti rikthehen qëndrimit bojkotues të parlamentit.

Edhe në dy ditët e para të punimeve në komisionet parlamentare, opozita nuk ka qenë e pranishme, duke paralajmëruar në këtë mënyrë edhe vendimin që mori së fundi grupi parlamentar i opozitës.

Ndërkaq pritet që këtë të enjte në orën 10.00 të zhvillohet seanca e parë plenare, pas zgjedhjeve lokale të 8 majit.

Lajmi konfirmohet për “Ora News”, nga burime të Partisë Socialiste.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›