Basha ende pret!

Duke përshëndetur rezultatin, Basha u shpreh se tashmë duhen çuar përpara projektet e premtuara për kryeqytetin.
“Duket qartë se ka shumë entuziazëm dhe unë nuk jam jashtë kësaj atmosfere. Rezultati tregoi se 81 qytetarë më shumë votuan për mua. Por do të pres deri në përfundimin e procesit që do të përfundojë në plotësim me ligjin. Pasi të jenë shqyrtuar të gjitha kërkesat do të pres certifikimin, më pas do të bashkohemi për ta çuar Tiranën përpara, ashtu si ajo e meriton”, tha Basha në një konferencë shtypi.
Sipas Bashës, kjo ishte një garë me rezultate tejet të ngushta, por në këtë rast-siç nënvizoi- u vendos në provë demokracia. “Kjo ishte një garë e ngushtë por sidoqoftë këto janë zgjedhje me të cilat Tirana mund të ndihet vërtet krenare. I gjithë procesi i votimit dhe numërimit në këto zgjedhje ishte i drejtë, transparent dhe i saktë. Eshtë më e lehtë për Demokracinë të funksionojë kur kemi rezultate zgjedhore të thella, por Demokracia vihet në provë kur gara është e ngushtë. Ne nënshtruam emocionet tona dhe pritëm qetësisht që çdo votë të numërohej dhe zëri i çdo qytetari të dëgjohej”, shtoi ai.
/Saimir Lleshi/Start/
2011-05-24 13:02