Pogradec/Pranga kreut të komunës Trebinjë

Arrestohet me akuzën e korrupsionit kryetari i Komunës Trebinjë në Pogradec.
Një aksion i zhvilluar mëngjesin e sotëm nga policia e Korçës, ka vënë në pranga shtetasin Gjergji Buzo, kryetar i Komunës Trebinjë në Pogradec i cili është arrestuar në kuadër të operacionit të koduar me emrin "Rryshfeti".
Sipas tyre, arrestimi i kryetarit të Komunës Trebinjë, u krye pasi ne ngarkim të këtij shtetasi ka filluar çështja për veprën penale "Korrupsion Pasiv i Funksionareve të Lartë ose të Zgjedhurve Vendore" parashikuar nga neni 260 i Kodit Penal.
Gjatë aksionit, në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar
një telefon celular, një sasi lekësh me prerje:13 x 5000 pesemije, 5x1000 njemije,1 x 500 pesëqind dhe 2 x 200 lek të reja. Gjithashtu gjatë kontrollit të banesës së ketij shtetasi është sekuestruar edhe pistoleta tip TT-54 (me leje).