Këshilli i Sigurimit debaton nesër raportin mbi Kosovën

Mbledhja e radhës e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, e cila zhvillohet të hënën në New York, pritet të jetë një sfidë për ministrin e Jashtëm të Kosovës, Skënder Hyseni, sepse pavarësisht se kjo mbledhje i dedikohet shqyrtimit të raportit tremujor, për periudhën 16 dhjetor 2009- 15 mars 2010, mbi zhvillimet në Kosovë, në të pritet të diskutohen edhe çështje të tjera. Zyrtarë të lartë qeveritarë kanë bërë të ditur se Hyseni do të jetë i gatshëm të japë përgjigje adekuate, nëse homologu i tij serb, Vuk Jeremiç, apo dikush tjetër do të iniciojë diskutime mbi ato që konsideerohen si 'tema të nxehta'- shkyçjen e operatorëve ilegalë serbë në Kosovës dhe bastisjen e policisë së EULEX-it në zyrat e Ministrisë së transportit.
"Ministri Hyseni do të jetë i përmbajtur. Nuk do të provokojë reagime negative, por do të shprehë qartë qëndrimin institucional të Kosovës për sundim të rendit dhe ligjit", citohet të ketë thënë zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi.
Në një intervistë të dhënë për "Koha ditore",Kuçi ka thënë se ministri i Jashtëm do të rikonfirmojë edhe njëherë gatishmërinë e institucioneve të vendit për të bashkëpunuar me mekanizmat ndërkombëtarë, ICO-në dhe EULEX-in.