E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pogradeci-Kamza 2-1, vendosin maqedonasit

/* */

Pogradeci mblodhi tri pikë tepër të çmuar në “Gjorgji Kyçyku”, duke mposhtur 2-1 Kamzën, një rival direkt për mbijetësë, që ashtu si liqenorët ka ardhur nga Kategoria e Parë.

Golat e pogradecarëve mbajnë vulë maqedonase: mesfushori Kliment Nastoski shënoi në minutën e 59-të, ndërsa mbrojtësi Nedzat Drazhanin dyfishoi në të 70’.

Golin e nderit për Kamzën e shënoi mbrojtësi Enri Tafaj.

Për Pogradecin bëhet fjalë për fitore e katërt në pesë ndeshje në shtëpi, ndërkohë që kamzalinjtë pësuan humbjen e katërt në gjashtë ndeshje në transfertë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›