E Shtunë, 31 Tetor 2026

Teuta-Laçi 1-0, vendos Sheta

/* */

Falë një goli nga mbrojtësi me përvojë Arian Sheta (72’), Teuta fitoi 1-0 ndaj Laçit duke qenë sërish +2 pikë nga Tirana e vendit të dytë, pas ndeshjeve të javës së 10-të të Kategorisë Superiore.

“Djemtë e detit” e rikonfirmuan veten si skuadra më në formë e kampionatit shqiptar pas suksesit të shtatë rradhazi, qysh kur humbën 3-1 në javën e tretë me Vllazninë.

Pesë nga tetë fitoret e “djemve” të dyshes Lika-Starova janë fiksuar me rezultatin e ngushtë 1-0.

Teuta dëshmoi edhe një herë tjetër se është pretendentja kryesore për titullin kampion, të cilin skuadra durrsake, pjesëmarrëse qysh nga kampionati i parë, e ka fituar vetëm një herë në sezonin 1993-1994, kur në bankinë ishte Haxhi Ballgjini, ndërsa skuadra përbëhej nga emra të tillë si Shtama, Kapllani, Abazi, Xhakoni, Brahohi, Bushi, Zalla, Xhai, Vila, Dobi, Begeja, etj.

Për Laçin e Nevil Dedes bëhet fjalë për humbjen e tretë në dhjetë ndeshje.

KATEGORIA SUPERIORE
JAVA E 10-të

Të shtunën, 26 nëntor
Tirana-Dinamo 1-0
Bylis-Apolonia 2-1
Vllaznia-Skënderbeu 0-2

Të dielën, 27 nëntor
Flamurtari-Tomori 1-1
Kastrioti-Shkumbini 0-1
Pogradeci-Kamza 2-1
Teuta-Laçi 1-0

RENDITJA
1     Teuta            10     +8     25
2     Tirana         10     +8     23
3     Kastrioti         10     +6     18
4     Skënderbeu        10     +5     17
5     Flamurtari        10     +4     17
6     Laçi             10     -1     15
7     Vllaznia        10     +3     14
8     Bylis            10     +1     14
9     Kamza         10     +0     13
10     Pogradeci         10     -5     13
11     Shkumbini        10     +0     12
12     Apolonia        10     -7     8
13     Tomori        10     -11     5
14     Dinamo Tirana     10     -11     -1

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›