E Shtunë, 31 Tetor 2026

Flamurtari-Tomori 1-1, befasi beratase

/* */

Flamurtari nuk arriti të reflektojë pas humbjes 2-1 në Korçë me kampionin në fuqi, Skënderbeun, duke barazuar 1-1 në Vlorë me Tomorin e vendit të parafundit.

Një hap fals i nënkampionëve, pavarësisht se ishte sulmuesi i Vilfor Hysa që shënoi në minutën e 39-të për vlonjatët.

Beratasit barazuan në pjesën e dytë, kur shënuan me sulmuesin 19-vjeçar Doraldo Paja në të 48’.

Ky ishte barazimi i dytë në gjashtë ndeshje të zhvilluar në shtëpi për Flamurtarin, ndërkohë që për Tomorin bëhet fjalë për barazimin e dytë në transfertë, përfshirë edhe atë me Skënderbeun në javën e parë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›