Vdes përzgjedhësi i Uellsit, Gary Speed

Përzgjedhësi i Uellsit, Gary Speed është gjetur i vdekur në shtëpinë e tij gjatë mëngjesit të së dielës.
Ish-ylli i Leedsit, Evertonit dhe Newcastle është gjetur i varur në shtëpinë e tij në Chester, gjithnjë sipas komunikatës së policisë së Chesterit.
Britaninë e Madhe e ka kapluar dhimbja pas lajmit se Speed është gjetur i vdekur. 42 vjeçari i ndjerë ka më se 500 paraqitje në Premier Ligën dhe 85 paraqitje si futbollist me kombëtaren uellsiane.
Ai drejtoi Uellsin në fushatën për kualifikim në Euro 2012 dhe përkundër dështimit, kombëtarja e Uellsit fitoi tre ndeshjet e fundit duke treguar shenja përmirësimi.