Seria A Benitez nuk sheh fantazma Jemi te pafat por te bashkuar

Pas humbjes ne derbi mediat italiane pohuan se Morati kerkon te zevendesoje spanjollin me njerin midis Spaletit dhe Leonardos
Nje jave pas humbjes se derbit me Milanin trajneri i zikalterve Rafa Benitez eshte shume prane largimit nga Milanoja. Per shkak te rezultateve te dobeta te koleksionuara ne Serine A sipas mediave italiane teknikut zikalter i eshte dhene pak kohe. Pra behet fjale per dy takimet e radhes ne te cilat Benitezi do te luaje per gjithcka. Keshtu ndeshja ne Verone ndaj Kievos dhe ajo e se merkures ndaj Tuentes do te jene dy takimet qe vlejne sa nje zezon per ish-teknikun e Liverpulit. Gjithsesi vete spanjolli ne konferencen e mbajtur dje ne Milano si per te mbuluar presionin u paraqit mjaft i qete para gazetareve duke deklaruar se nuk kishte ndermend te dorezohej. Une jam i qete do te eci perpara dhe skam ndermend qe te ndaloj. Ne te gjithe jemi te bashkuar. Presidenti Masimo Morati e di shume mire se ndodhemi ne kete gjendje te veshtire vetem per faj te demtimeve. Tashme ka ardhur koha qe te qendrojme te gjithe te bashkuar - tha Rafa Benitez.
Rruga e veshtire drejt Romes
Pas kritikave qe mori pas humbjes ne derbi tekniku spanjoll u rikonfirmua papritmas nga presidenti Masimo Morati. Ky i fundit gjate javes beri disa deklarata ku shprehu tere besimin e tij qe kishte tek aftesite e Benitezit. Per te pershkruar kete situate spanjolli perdori pak takt teksa u shpreh Per te mberritur ne Rome ka shume rruge. Per ne mberritja ne Rome do te thote fitorja. Pra mendoj se cdokush qe do te marre nje iniciative te tille duhet qe te punoje shume pasi vetem keshtu arrihen rezultatet.
Te bashkuar
Nje pjese te mire te fajit per situaten kritike qe po kalon Interi tani e kane edhe pergatitesit atletike. Keta te fundit nga dita ne dite po shohin teksa numri i te demtuarave ne ekip po rritet. I fundit qe iu desh te linte stervitjen ne kampin zikalter quhet Kutinjo. Djaloshi i ri nga Brazili pas nje dhimbjeje ne kofshe dy dite me pare u nda nga ekipi per te vazhduar keshtu vizitat mjekesore. Rreth ketij problemi Benitezi tha se demtimi i fantazistit te tij nuk eshte serioz. Ai u demtua pas nje dyluftimi qe beri me njerin nga shoket e ekipit. Pas asaj cka ndodhi une pashe se lojtaret e mi u preokupuan paksa. Gjithsesi mendoj se ajo cka duhet te bejme tani eshte se duhet qe qendrojme te bashkuar. Tani duhet ti marrim ndeshjet nje e nga nje. Tani kemi Kievon dhe me pas vjen dhe Tuente - tha Rafa Benitez.
Parandalimi
Infermieria e zikalterve eshte e mbushur plot keshtu 11-shja qe paraqitet ne fushe asnjehere nuk ka qene kompetitive. Per kete fakt Benitezi siguroi dje te gjithe se po merren masat e duhura per parandalimin e keputjeve. E dime qe eshte shume e veshtire. Kemi shume pengesa perpara dhe nga dita ne dite po humbim shume lojtare per shkak demtimesh. Deri me tani kemi bere shume mbledhje. Kemi biseduar me mjeket dhe me pergatitesit atletike pra them se po marrim masat e duhura per te parandaluar keto demtime. Tani po mundohemi qe te analizojme gjendjen fizike te cdo lojtari duke e ditur se cdonjeri prej tyre ka nevoje per trajtim te vecante. Gjendja e te lenduarve perkeqeson edhe pjesen e shendoshe te ekipit pasi keta te fundit duhet qe te sforcohen gjithmone e me shume ne fushe - tha Benitezi qe nuk ndihet shume ne faj per infermierine e mbipopulluar.
Nostalgjiku Provera Murinjo ishte lojtari yne i 12-te
Ne nje interviste te gjate per te perditshmen spanjolle Marca Marko Tronketi Provera zevendespresident dhe partner historik i Interit me Pirellin nuk fshehu nostalgjine qe ka per Murinjon Me pelqente Murinjo per aftesite e tij. Ai ishte nje lider i madh. Me ate ne fushe ishte si te luaje me 12 lojtare. Per sa i perket Benitezit mendoj se ai e studion futbollin. Ai punon ne menyre te ndryshme. Ju them se ata jane qe te dy trajnere te medhenj por jane shume te ndryshem - tha Tronketi Provera.
Takimet e javes se 13-te
Dje
Roma 2-0 Udineze
2045 Milan - Fiorentina
Sot
1230 Xhenova-Juventus
1500 Lece-Sampdoria
1500 Breshia-Kaljari
1500 Katania-Bari
1500 Parma-Lacio
1500 Cezena-Palermo
1500 Kievo - Inter
2045 Napoli-Bolonja
Renditja
Pike Nd.
1 Milan 26 12
2 Lacio 25 12
3 Roma 22 13
4 Napoli 21 12
5 Juventus 20 12
6 Inter 20 12
7 Palermo 17 12
8 Udineze 17 13
9 Xhenova 17 12
10 Sampdoria 16 12
11 Kievo 16 12
12 Fiorentina 15 12
13 Katania 14 12
14 Parma 14 12
15 Bolonja 14 12
16 Lece 12 12
17 Kaljari 11 12
18 Breshia 11 12
19 Cezena 11 12
20 Bari 9 12