Tirana i falet Pejicit me Morines

Dy gola nga sulmuesi i sprovuar kroat Pero Pejic dhe nje tjeter nga i riu i talentuar Mario Morina ne debutimin e tij i siguruan Tiranes nje trepikesh te cmuar ne fitoren 3-1 ndaj Elbasanit te vendit te fundit ne nje Qemal Stafa teresisht te zbrazet.
Rekordmenet e Shqiperise e kerkuan me ngulm fitoren nga minuta e pare e deri te fershellima e fundit e gjyqtarit nisur edhe nga presioni i trajnerit Nevil Dede per nje reflektim me pike te plota pas humbjes te nje jave me pare me Vllaznine 0-2 por ne impiantin nderkombetar kryeqytetas.
Mesushori boshnjak i Tiranes Mlladen Zizovic goditi shtyllen horizontale ne minuten e 15-te perpara se sulmuesi kroat Pero Pejic te realizonte njezet minuta me pas golin e pare per blute pas nje pasimi perfekt te Blerti Hajdarit. Goli i shtate sezonal i Pejicit qe u barazua me Elis Bakajn e Dinamos dhe Daniel Xhafajn e Dinamos.
Pjesa e pare u mbyll me rastin e humbur te Pejicit i cili perballe portierit te Elbasanit Albano Dushku nuk arrin te dyfishoje shifrat.
Gjithsesi pas rastit te humbur te Zizovicit 47 Pero Pejic tregoi dhe njehere se mbetet ai lideri i Tiranes se ketij sezoni duke realizuar ne minuten e 59-te golin e dyte per bardheblute dhe te tetin personal ne keto 12 jave kampionat e duke u bere ai golashenuesi me mire i momentit ne Superlige.
Per 27-vjecarin Pero Pejic kjo ishte dopjeta e trete ne keto 12 jave pas atyre te realizuara ne fitoret 2-1 te Tiranes ndaj Bylisit dhe Teutes 2-0.
Pas vetem 60 sekondash kapiteni i Elbasanit Endri Dalipi leshoi nje predhe ne drejtim te portes se Ilion Likes dhe ky i fundit me gjithe sterzgjatjen e tij e pati te pamundur te frenoje topin qe pushoi ne rrjete. 2-1 per Tiranen dhe ndeshja rihapet.
Trajneri Nevil Dede nisi me zevendesimet duke nxjerre nga loja Blerti Hajdarin e hedhur Gerhard Tushen largon Sebino Plaku per te riun e talentuar Mario Morina.
Ne te 79 gjyqtari anuloi nje gol te trete te Pero Pejicit por kesaj radhe rrjeta e kroatit u shenua nga nje pozicion jashte loje.
Pas perpjekjeve te deshtuara te Elbasanit me ane te Gaves dhe Bakiut ne minuten e 3-te shtese zevendesuesi Mario Morina shenoi golin e trete te fitores 3-1 te Tiranes dhe te parin historik te tij ne Kategorine Superiore per ta ngjitur ekipin e tij ne vendin e katert me 18 pike po aq sa Vllaznia.
Tirana regjistroi fitoren e peste ne 12 jave nderkohe qe Elbasani pesoi humbjen e shtate duke vazhduar te jete i vetem ne vendin e fundit 6 pike dhe me nje situate problematike financiare.
Burimi Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter
E Shtune 20 Nentor 2010