E Diel, 1 Nëntor 2026

Dialogu Prishtine-Beograd te perfshije edhe Luginen

Problemi i Lugines se Presheves apo i Kosoves Lindore eshte krijuar si pasoje e politikes shoviniste serbe ndaj shqiptareve ne ish-Jugosllavi dhe per hesape te kesaj politike Presheva Medvegja dhe Bujanoci padrejtesisht ishin ndare nga Kosova pas periudhes se Luftes se Dyte Boterore nga komunistet jugosllave. Kjo ishte bere me qellim te copezimit te ketij trungu shqiptar dhe defaktorizimin e tyre por edhe per shkak te shfrytezimit te Korridorit 10 autostrada dhe hekurudha i cili kalon neper keto vendbanime dhe sherben si ure lidhese ndermjet Europes Gadishullit Ballkanik Ilirik dhe kontinentit te Azise. Si kompensim i kesaj ndarje komunistet jugosllave ne vitin 1945 i kishin bashkangjitur Kosoves dy komunat e rajonit te Rashkes Leposaviqin dhe Zubinpotokun te cilat ishin me shume me popullsi sllave. Tani kur kesaj i shtohen reprezaljet mbi 50-vjecare te regjimeve kriminale serbe sidomos te diktatures se Sllobodan Milloshevicit dhe projektit te tij per shfarosjen dhe debimin e shqiptareve nga keto troje por edhe rezistences se armatosur te UCPMB-se gjate vitit 2000-2001 atehere argumentet jane shume te qarta se me kete problem duhet te merret bashkesia nderkombetare dhe nuk guxon te anashkalohet gjate bisedave te ardhshme qe do te mbahen nga BE-ja dhe faktori nderkombetar. Edhe pse kishte nje marreveshje Konculi 2001 per ndaljen e konfliktit ne keto tri komuna ajo kurre nuk u respektua nga Beogradi dhe asnje kerkese e popullates se ketij rajoni nuk eshte plotesuar. Perkundrazi gjendja ne kete rajon eshte militarizuar ne mase te madhe dhe tani ky rajon eshte shnderruar ne vendin me jostabel ne Europe. Beogradi me asnje kusht nuk ka deshmuar se ka vullnet te mire politik per zgjidhjen e problemit te Lugines edhe pse kete e obligojne konventat nderkombetare dhe vete marreveshja e lartcekur. Kjo padrejtesi e radhes ndaj ceshtjes shqiptare duhet te merret ne rishqyrtim si nga Tirana Prishtina Brukseli dhe Uashingtoni dhe te korrigjohet ky gabim duke i kycur drejtperdrejt edhe perfaqesuesit e Lugines se Presheves ne keto bisedime teknike. Mirepo kohen e fundit shqetesuese jane deklaratat e baroneshes Ketrin Eshton perfaqesuese e BE-se e cila per median ka deklaruar se ne fokus te bisedimeve teknike ndermjet Prishtines dhe Beogradit mund te jete Veriu dhe statusi special per serbet e Kosoves ndersa statusin e Lugines dhe gjendjen e popullit shqiptar nuk e ka permendur aspak. Gjithashtu BE-ja si kusht per aderim ne BE i ka faturuar Beogradit edhe problemin e Sanxhakut dhe ne asnje dokument te saj nuk permendet ceshtja e Lugines se Presheves. Sanxhaku kishte arritur te futet ne axhenden e BE-se fill pas aktivizimit te tyre politik dhe protestave te ketij populli. Ndersa veshtiresi tjeter per Luginen eshte edhe fakti kur kesaj politike i shtohet zeri memec dhe pasiviteti deshperues i krereve politik te Lugines se Presheves indiferenca e Prishtines e Tiranes dhe faktoreve tjere nderkombetare atehere me shume shqetesim mund te konstatohet se Lugina e Presheves nuk do te jete ne axhenden e ketyre bisedimeve. Lugina e Presheves edhe gjate kesaj here do te behet kurban i interesave te politikes antikombetare si ne rrafshin lokal dhe kombetar por edhe te indiferences se politikes nderkombetare. Politika kombetare duhet te kuptoje se cdo shtyrje e ketij problemi do te ishte kunderproduktive dhe e demshme andaj nuk duhet te anashkalohet ky problem sepse me vone do te jete kusht shume i rendesishem per paqen dhe stabilitetin e rajonit. Kosova Serbia Shqiperia rajoni por edhe Europa nuk do te kene qetesi dhe stabilitet po nuk u zgjidh ne menyre te drejte problemi i Lugines se Presheves sepse jo me kot eshte shkruar ne porten kryesore te Stambollit Sherri i Presheves ne dere te Stambollit. Kete e kane obligim lideret lokale kombetare dhe faktori nderkombetar sepse te gjitha argumentet jane ne anen e Lugines por dhe mundesojne te gjitha konventat nderkombetare mbi te drejtat e njeriut dhe kolektivitetit. Asnje zgjidhje eksperimentale nuk do te kete sukses pervec korrigjimit te gabimit te komunisteve jugosllave. Ribashkimi i Lugines se Presheves me Republiken e Kosoves do te ishte kapaku i zgjidhjes se ketij problemi andaj kjo duhet te ndodhe qe te kete paqe e stabilitet te perhershem ne Gadishullin Ballkanik dhe Europe.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›