Maci Futbolli shqiptar nen tutelen e Italise

DASH FRASHERI - Shqiperia shume shpejt do te kete aromen e futbollit italian. Jo se lojtare te vendit fqinje do te luajne ne kampionatin tone kjo dhe mund te ndodhe gjithsesi por se trajneret tane ne kurset qe ata ndjekin per te marre licencen UEFA B UEFA A - me vone dhe Pro - instruktohen nga profesore italiane qe vine nga nje prej shkollave me te njohura ne bote Kovercano e qe ka nje tradite 52-vjecare. Astrit Maci pergjegjesi i Sektorit Teknik te Federates Shqiptare te Futbollit tha per Albania-sport.com-n se ne Shqiperi kane ardhur jo pak por 33 instruktore italiane te cilet kane lene padyshim gjurmet e tyre te 44 trajneret me licencen UEFA A dhe 372 trajneret me licencen UEFA B. Me duhet ta theksoj se literatura mesimdhenia dhe metodologjia eshte e njejte si ne Shqiperi ashtu dhe ne Itali - tha Maci. Tutori i Sektorit Teknik te Federates Shqiptare te Futbollit eshte Italia apo shkolla e saj teknike Kovercano.
Zoti Maci le ta nisim me nje panorame te pergjithshme per nivelin e trajningut ne Shqiperi. Si do ta paraqisnit ate ne rolin e pergjegjesit te Sektorit Teknik
Atehere po e nis nga nje e dhene. Ne vitin 2000 ne Shqiperi ishin 750 trajnere futbolli te licencuar nga Federata Shqiptare e Futbollit e deri atyre viteve e qe kishin licenca te tipit C B A dhe Pro shqiptare. Pikerisht ne ate vit u morr nje vendim qe secili nga trajneret do te mbronte nivelin qe ai zoteronte. Provimet u dhane ne Institutin e Fizkultures dhe Sporteve sot Universiteti i Sporteve. Nga keta e mbrojten dhe e rinovuan licencen vetem 450 vete. Pikerisht keta u quajten te licencuar.
Si u krijuan licencat te nivelit UEFA B A dhe Pro
Ne vitin 2004 me propozim te cekut Vaclav Jira i propozoi UEFA-s qe licencat e trajnereve te barazvleresoheshin dhe te konvertoheshin ne te gjitha Europen dhe te kishin te njejtin emertim duke percaktuar tre nivele B A dhe Pro ku te gjithe trajneret e cdo vendi Angli Gjermani Itali por dhe Shqiperi Maqedoni Mali i Zi do te kalonin me plotesimin e kritereve te nivelit me te ulet ate B me pas A dhe Pro. Per Shqiperine gjithcka nisi ne te kete vit pas nenshkrimit te nje konvente midis presidentit te Federates Shqiptare te Futbollit Armand Duka dhe UEFA-s. Te gjitha licencat e trajnereve u njehsuan ne Europe.
Cili eshte ndryshimi midis tre kategorive te licencave te trajnereve
Qe te kalosh nga nje nivel licence te tjetri duhet te kaloje te pakten dy vjet. Ky eshte nje kriter i vendosur nga UEFA. Nje trajneri te nivelit UEFA B duhet nje stazh jo me pak se dy vjet te UEFA A. UEFA eshte e njohur me shkollen e futbollit shqiptar dhe ka dhene konsiderata e vleresime shume pozitive per nivelin dhe ecurine e saj ne nivelin B dhe propozoi me pas edhe celjen e kurseve te nivelit A me pas ne baze edhe te performances e nivelit te mesimdhenies edhe te nivelit Pro. Me duhet ta theksoj se literatura mesimdhenia dhe metodologjia eshte e njejte si ne Shqiperi ashtu dhe ne Itali. Fillimisht dy nivelet B dhe Pro ishin eksperimentale ne Shqiperi por ato u monitoruan nepermjet te derguarve te UEFA-s italianit Franko Ferrari. Tutori i Sektorit Teknik te Federates Shqiptare te Futbollit eshte Italia apo shkolla e saj teknike Kovercano.
Cila ishte pershtypja e Ferrarit
Franko Ferrari eshte koordinator i shkolles se trajnereve docent i teknikes dhe taktikes futbollistike si dhe nje nga emrat me te njohur jo vetem ne futbollin italian. Ferrari pa nivelin e mesimdhenies angazhimin e trajnereve pjesemarres ne kurs duke i marre ai te gjithe trajneret shqiptare ne provimin kryesor. Pas kesaj UEFA u shpreh me fjale shume te mira madje e theksoi ne mesazhin e saj. Kemi dy vjet qe organizojme kurset e nivelit UEFA A dhe ne Shqiperia ka aktualisht 44 trajnere futbolli qe zoterojne kete licence. Pas dy vjetesh ne vitin 2012 do te nisim edhe me kurset e trajnereve te licences Pro.
Permendet faktit qe tutore futbollistike e Shqiperise ne kurset e trajnereve eshte Italia dhe binjakezimin me shkollen e trajnereve te Kovercanos. Sa ka ndikuar ne trajningun shqiptar dhe cili ka qene impakti i Italise
Kovercano konsiderohet si nje universitet futbolli. Si Ferrari ashtu dhe Mario Marela Ferreto Ferreti Masimo Kacatori apo dhe vete Alberto Zakeroni kane transmetuar eksperiencen e tyre te trajneret shqiptare. Sigurisht qe kane dhene nje ndihmese te madhe pavaresisht se kane dhene mesim dy dite apo me shume. Por i kane dhene me nje intensitet shume te madh. Por kane sjelle eksperiencen 52-vjecare te Kovercanos. Me lejoni te kujtoj se shkolla e Kovercanos apo qendra tekniku Luigji Ridolfi sic quhet zyrtarisht ajo ka filluar ne vitin 1947. Ne te kane marre pjese trajnere nga e gjithe bota pasi ishte e vetmja ne ate kohe. Gjithcka me pas eshte varur nga aftesia e trajnereve tane sa thithin dhe e shnderrojne ne pervoje leksionet qe marrin gjate kater javeve. Natyrisht qe eshte nje kohe e pamjaftueshme pasi procesi i te qenit trajner nuk eshte nje proces teknologjik por logjik.
Ne Shqiperi ka ardhur ajka e shkolles se Kovercanos apo jo
Po. Kane ardhur emrat me te medhenj te futbollit italian. Mario Marela shefi i teorise dhe metodologjise se stervitjes e keshtu me radhe. ka marre ne provim dhe Fabio Kapelon Alberto Zakeronin e te thuajse te gjithe trajneret italiane pasi ka 40 vjet qe jep mesim. Tani te gjitha shtetet kane shkollat e tyre. Por ne ato vite ne Kovercano kane shkuar gjermane braziliane argjentinas edhe pse numri ka qene shume i reduktuar ne kurs pasi pranojne ne nje kurs 40 veta dhe numri i te huajve kufizohej vetem ne dy veta. Kjo shkolle pa diskutim eshte me e mira ne bote. Dhe ky eshte vleresimi i Andi Roksbruh drejtorit teknik te UEFA-s. Ne Shqiperi te pakten ne kater vitet e fundit kane ardhur 33 instruktore ose me sakte kane ardhur shefat sic eshte rasti i Mario Mareles shefi i teorise dhe metodologjise se stervitjes e keshtu me radhe.
Ke ndjek si model shkolla e re e trajningut shqiptar
Ne fakt nuk kemi ndonje model te pergjithshem por duke pasur lidhje jashtezakonisht te ngushta me Kovercanon mendoj se eshte shume e mire qe ndjekim ate italiane. Eshte nje nga shkollat me te mira ne bote. Kjo nuk do te thote aspak qe ajo gjermane apo angleze jane prapa. Ne kemi ndjekur kete model. Jo vetem pse e kemi afer por nuk duhet harruar edhe nje fakt se 70 per qind e shqiptareve flasin italisht. Te gjitha materialet teknike trajneret tane i marrin dhe i kuptojne pa asnje problem.
A mund te guxojme te themi se futbolli shqiptar ne te ardhmen do te kete nje profil te futbollit italian
Eshte heret per ta thene. Lektoret italiane me leksionet e tyre japin e percjellin eksperiencen e futbollit te vendit te tyre. Gjithsesi edhe Italia vete merr nga eksperienca me e mire e botes nga shkollat me te avancuara.
Sipas mendimit tuaj cili eshte niveli i trajnereve shqiptare
Niveli UEFA B eshte niveli me i ulet i kualifikimit te nje trajneri qe sherben vetem per sektorin amator. Kurse UEFA A eshte per Kategorine Superiore te Pare dhe te Dyte. Me licence A ne Shqiperi jane vetem 44 trajnere. Kurse UEFA B eshte per futbollin baze. Fakti qe ne kurset tona kane qene minimalisht tre docente nga Kovercano kane dhene nje ndihmese te jashtezakonshme ne nivelin e trajnereve. Ne fakt asnje vend nuk ka pretendime qofte ne France Gjermani apo dhe vete ne Itali qe te thone se sa po mbaroi kursin ai u be trajner i jashtezakonshem. Nese nje trajner nuk vazhdon te lexoje literature te bollshme ku ka me qindra shembuj stervitore ai ngec ne vend.
Nese ne Shqiperi keto vitet e fundit kane ardhur nje numer jo i vogel trajneresh te huaj aktualisht jane tre te tille malaziasi Radonjic te Vllaznia argjentinasi Blanko te Dinamo e se fundi dhe maqedonasi Ilievski te Bylis nuk ka trajnere shqiptare te punojne jashte vendit. A ka ndonje shpjegim logjik per kete
Ne radhe te pare qe punosh jashte vendit duhet te kesh licencen UEFA Pro. Dua tiu kujtoj se me licence te nivelit B ne Itali ka rreth 60 mije trajnere nderkohe qe numri i ekipeve eshte 2000. Jane 58 mije trajnere ne Itali qe jane te papune. Dhe cdo vit Italia prodhon ne vit 1750 licenca midis tyre jane 40 licenca A dhe 40 licenca Pro. Hapesira cdo vit vjen e duke u ngushtuar nderkohe qe numri i ekipeve mbetet i njejte. Gjithsesi kjo varet dhe nga zotesia e trajnereve por dhe nga tregu i punes.
A ka pasur ndonje impakt ne Shqiperi ardhja e trajnereve te huaj nga shkolla te ndryshme futbolli si ato kroate hungareze boshnjake malazeze gjermane italiane maqedonase madje dhe argjentinase
Problemi nuk ka te beje direkt me shkollat nga vine e qe jane padyshim shume me te zhvilluara se ajo jona por nga niveli i vete trajnereve dhe stadi i kualifikimit te tyre. Gjurmen qe lene ata te klubi qe stervitin. Dhe kjo me pas matet me rezultatet qe arrijne. Dhe nese nje trajner u huaj nxjerr nje skuader kampione themi se ai ka lene gjurme. Shkolla kroate eshte nje nder me te mirat qe ka ardhur ne Shqiperi.
Le te kthehemi te roli i trajnereve te ekipit Kombetar te Shqiperise. A e kane dhene ndihmen e tyre ata me leksione ne kursin e trajnereve
Personalisht nuk kam qene ne detyren e pergjegjesit te Sektorit Teknik te FSHF-se ne kohen kur trajner ishin italiani Xhusepe Dosena dhe gjermani Hans-Peter Brigel. Trajneri kroat Oto Baric ka dhene disa leksione nderkohe qe dhe Josip Kuzheja eshte planifikuar te jape ne kursin e ardhshem ne veren e vitit qe vjen.
Aktualisht te 12 klubet e Kategorise Superiore jane vetem 2 trajnere qe kane fituar tituj kampionne Shkelqim Muca i Skenderbeut dhe Sulejman Starova i Tiranes. Ka disa trajnere qe jane fituar tituj dhe nuk jane te punesuar. Duket si nje handikap apo jo
Kjo ka te beje edhe me presidentet e klubeve dhe preferencave te tyre. Ne menyre te padiskutueshme. Kjo ka te beje me politiken e klubit dhe ne si Federate nuk mund te nderhyjme. Sidoqofte gjithcka varet edhe nga performanca e trajnereve ne nje periudhe te caktuar. Gjithsesi ka trajnere kampione si Ilir Daja qe ka dale kampion dhe nuk ka skuader apo dhe shembuj te tjere. Sic eshte dhe rasti tjeter ai i Shkelqim Muces qe del kampion dhe Dinamo e largon.
A ka lojtare le te themi veterane qe edhe pse luajne ende futboll kane marre pjese ne kurset per trajner
Po. Ka pasur disa. Eshte gje e mire kur ka lojtare qe jane duke lene futbollin eshte kenaqesi qe ti kesh ne kurs. Edhe ne kriteret per te marre pjese ne kurset per trajner eksperienca si futbollist ka piket e veta.
Cili eshte Astrit Maci
Pergjegjesi i Sektorit Teknik te Federates Astrit Maci 59 vjec eshte nje prej futbollisteve me te njohur ne vend. Ai ka qene pjese e Tiranes ne vitet 1967-1968 dhe Partizanit te Loro Boricit ne vitet 1973-1977. Nga viti 1979 kam qene trajner i Kastriotit te Krujes me pas i Lacit duke e marre ate nga Kategoria e Trete e duke cuar viti pas viti ne te Dyten e Para e sotme dhe ne te Paren Supeliga e sotme. Maci ka drejtuar per pak kohe dhe Dinamon. Ne karrieren e tij si trajner ai ka drejtuar edhe ekipet Kombetare te moshave. Perpara se te emerohej si pergjegjes i Sektorit Teknik ne FSHF ne vitin 2004 Maci ka punuar si shef i sektorit te futbollit ne shkollen e mesme sportive Loro Borici.
Shqiptaret e Kovercanos
Shkollen me te famshme te futbollit ne bote Kovercano e kane ndjekur edhe disa trajnere shqiptare. Ish-trajneri i ekipit Komebtar dhe disa ekipeve Astrit Hafizi ish-trajneri i Partizanit e Skenderbeut Edmond Gezdari. Sulejman Mema ish-trajner kampion me Tiranen gjithashtu ka marre licencen A. Ndersa ate B ne Kovercano e ka marre Sulejman Demollari aktualisht trajneri i Kombetares U-15 dhe Eqerem Memushi aktualisht trajneri i Tomorit. Gjithsesi jo cdokush mund te shkoje ne Kovercano pasi kjo zgjidhet midis dy federatave.
Risia dy trajnere femra
Ne Shqiperi prej disa vitesh ekziston dhe luhet edhe futbolli i femrave. Por a ka ndonje trajnere femer. Maci thote Po. Ka. Jane dy vajza qe per here te pare kane marre pjese ne kurset e nivelit C. Quhen Adeljada dhe Albana Mrishaj. Kishin me pasion per futbollin. Kursi i nivelit C sipas udhezimeve te fundit te UEFA-s mund te konsiderohet i barazvlefshem si licence.
Si behesh trajner
Zyrtarisht jane tre formualare qe duhet te plotesohen. I pari ka te beje me gjeneralitetet ku pershkruhet edhe karriera si futbollist dhe ne baze te kampionateve skuadrave dhe ndeshjeve te zhvilluara mblidhen piket. E me pas dhe pervoja ne trajningun qe ke pasur. Me pas jane piket e mara ato qe bejne edhe perzgjedhjen e personave.
Shoqata e trajnereve
Ne Shqiperi eksiton edhe nje shoqate trajneresh. Federata ruan nje marredhenie te caktuar me kete shoqate. Gjithsesi ajo eshte ne hapat e pare dhe eshte duke u konsoliduar.
416 trajnere
Sipas pergjegjesit Maci ne gjashte vitet e fundit ne Shqiperi jane licencuar 372 trajnere te nivelit UEFA B dhe 44 me nivelin UEFA A dicka me pak se ne vitin 2000 450.
Miho ne Maqedoni
Durrsaku Edmond Miho ka punuar si trajner ne Maqedoni por duke filluar nga vitet 1990. Jashte Shqiperi ne Kosove ka drejtuar skuader edhe Mehdin Zhega Prishtinen.
Muca ne Itali
Trajneri Shkelqim Muca eshte i fundit qe vizitoi Kovercanon si shoqerues i formatorit Astrit Maci per te ndjekur nje leksion me teme Roli i formatorit ne shkollat e trajnereve.
Politika holandeze
Shume vende u kushtojne rendesi dhe lehtesira ish-lojtareve te Kombetares duke i shtyre ata te konvertojne pervojen si futbollist ne rolin e trajnereve. Kjo ndodh rendom ne Europe. Holanda e ndjek kete fenomen si politike te sajen.
TRAJNERET ME LICENCE UEFA A NE SHQIPERI
Ilir Shulku Ilir Daja Sulejman Starova Ramadan Shehu Genc Tomori Alban Tafaj Ilir Berati Artan Bano Ridvan Kulli Gugash Magani Artan Bushati Shpetim Duro Sulejman Demollari Vasil Bici Gert Haxhiu Ilir Qirjako Hysen Dedja Krenar Alimehmeti Hasan Lika Agim Canaj Mirel Josa Armand Cungu Eqerem Memushi Stavri Nica Sokol Branica Indrit Fortuzi Ardian Mema Shkelqim Muca Edi Martini Bedri Omuri Ilir Gjyla Ilir Biturku Foto Strakosha Ardi Behari Ilir Spahiu Endi Hyka Ylli Shehu Edmond Dalipi Skender Hodja Shkelqim Lleshanaku.
Burimi Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter
E Premte 24 Shtator 2010