Polemika/Më mirë të humbasësh zërin sesa mendjen!

Lexova shkrimin me titull 'A ia vlen të humbasësh zërin". Ne fakt nje shkrim i parë mbante te njejtin titull dhe autor Fatos Lubonjën, ndërkohe qe shkrimi i dyte (me te njejtin titull), i botuar ne gazetat e majta, Shekulli dhe Tema mbante për autor Pellumb Kullën. Duhet ta them qe ne fillim se pata dy qasje te ndryshme ndaj te njejtit shkrim. Duke e perjashtuar vehten, nga e drejta per te komentuar shkrimin ne rastin e pare ku autor mund te ishte Fatos Lubonja, ia ktheva kete te drejte vetes kur konstatova se shkrimin e kishte bere z.P.Kulla. Per te parin rezervoj te drejten te hesht, meqenëse ai i eshte shmangur privilegjeve qe sjell perfshirja ne politike, sidomos ne Shqipëri.
Duhet pranuar se z.Kulla eshte nga ato pena, qe edhe pse cilësoheshin si nga me te mirat e letersise shqipe, asnjehere nuk ka qene ne gjendje te flase ne kohen e duhur e te heshte atëhere kur duhet te heshte. Ai pretendon se i di te tera, por nuk di gje në fakt, me perjashtim te faktit se thashethemet e gatuara ne kuzhinen e Gramoz Ruçit na i paraqet si zbulime te tijat.
Po le t’u hedhim nje veshtrim te shkurter bëmave e mendimeve te tij! E pranoi me kenaqesi emerimin si perfaqesues i Berishes ne USA dhe ne qe jetojme aty, e mbajme mend mire sa "Berishian" ishte ambasadori i asaj kohe. Dhe sapo barka filloj te fuse uje, u largua me shprese se do dalë i palagur. Duke qene se ne te te gjitha veprimet politike i ka munguar largpamja, u nxitua te vetëshpallet si perfaqesues i nje force te re, qe simbas mendimit te tij do zevendesonte PD-në. Te njejten gje beri ne 2005-n. Tere entuziazem iu bashkangjit LZHK-së, e ne momentin qe e pa - ose me mire ia thane miqte e tij - se LZHK ishte nje levizje e keqperdorur, u tërhoq pa piken e dinjitetit. Te njejten gje ben edhe tani. Mendon se mund te ndërrojë qeveria e vihet ne sherbim te PS, me shprese se do shperblehet. Po llogarite i ka bere gabim, asgje nuk do fitojë, as Ai, as i ngjashmi i tij Zaloshnja. Arsyeja eshte mëse e thjeshte. Shqiptaret do votojne per PD dhe Berishen, e jo per nje qeveri qe do e kishte kryeministrin pa imunitet.
Ajo thirrja emocionale qe te votohet per Ngjelën eshte njesoj si te thuash mos votoni. E duke qene se kjo thirrje i drejtohet kategorise tone, vetëkuptohet se eshte vote qe shkon ne thesin e PS. Kam kurajon te flas per nje ceshtje kaq delikate, se e kam ngritur zerin e kam protestuar publikisht ne Zerin e Amerikes per sorollatjet qe na benin ata ish hetues qe permendet ne shkrimin e lartpërmendur. Mos valle na kujtojne aq budallenj sa mos te dime ku eshte interesi yne? Ne te persekutuarit nuk e harrojme faktin se qe PD dhe Berisha qe ngriten popullin ne kembe me thirrjen "Lironi të burgosurit politikë". Kulla perdor figuren e Pal Mëlyshit, e verteta e te cilit nuk dihet, qe sukses apo deshtim i Sigurimit, per te bere insinuata, qe vetem po t’ia kete thene Gramoz Ruçi mund te jetë ne dijeni. E çuditshmja eshte se si, edhe tani, pas dy dekadash, kur ka nje parti qe e mbeshtet e nje popull qe e ndjek, te imagjinohet se Berisha i sherben eunukut Ramiz Alia.
Na e keni perseritur deri ne lodhje, zoti Kulla faktin se Berisha ka qene komunist. Po kush ua jep ju te drejten t’i privoni te drejten cilitdo, qe te denoje diktaturen komuniste?
Me te vertete jeni te pakrahasueshem. Po si nuk thate nje fjale, si nuk ju skandalizon fakti se PS realisht e udhëheq ish-ministri i Sigurimit, i cili i ka fijet e atij rrjeti te tmerrshëm edhe sot ne dore, apo mendoni se aftesite e tij individuale dhe intelektuale e bejne aq te forte ne PS. Berisha ka deklaruar se "ashtu si i mundi baballaret do i munde edhe te bijte". Ju e keni te qarte se Berisha nuk ka pasur parasysh raportet biologjike, po ato ideologjike. Fakti qe shumë bij "ishash" militojne me devocion ne radhet e PD e verteton kete fakt. Po a e keni vene re reagimin e bijve te baballarëve? Ne unison te tere kane deklaruar se jane krenare per baballaret e tyre, pavaresisht se sekretaret e pare e kryetaret e degëve, kane derguar me qindra ne kampet e burgjet e diktatures, apo me keq akoma, edhe para togave te ekzekutimit. Asnjeri nga ata nuk tha qe ne i respektojme prindërit tane, po distancohemi nga vepra e tyre, nga e kaluara e tyre politike. Turp, turp per ata e turp per ju qe thoni te mos votojme per aleancen e djathte.
Alibija qe ju keni per Ngjelen, apo Zaloshnja per Polin e Lirise nuk pine uje. Vota per to do kishte vlere po te ishin rreshtuar ne aleancen e djathte. Nuk ka shqiptare qe nuk e dinë se me 28 Qershor votohet per PD ose PS. Do e kishim respektuar mendimin e Pellumb Kullës po te kishte qene kritikë e mirëfilltë, se eshte e natyrshme qe ne nje shoqeri ne tranzicion, ne nje shoqeri dinamike, te kete ferkime qe prodhojne energji pozitive, qe e shtyjne procesin e përsosjes perpara dhe jo thirrje per te mos votuar PD. Komunistet kane te drejte te thone e te mashtrojne sa te duan, se eshte zanati i tyre, po Ju nuk ju falet...
Sa per ato tabelat e qarkullimit e lyerjet e shkollave me boje, nuk ia vlen te flasesh se jane batuta qesharake. Çfarë mund te thuash tjeter, kur rrugen e kombit, qe perjetesisht do thirret rruga e Sali Berishes, e emerton tabele rrugore! Me fal, e pata harruar, eshte zanati juaj, te na beni te qeshim. Se per pak harrova: Te ka zene meraku se Berisha mund te demtoje zerin nga perdorimi i tepërt i zanores "O" te tejzgjatur. Padyshim eshte me mire te demtosh zerin duke përsëritur dyrrokëshin "JO" të kthimit ne pushtet te partise qe na masakroi per 50 vjete e na vodhiper 8 vjet, sesa te humbasesh mendjen, e ndoshta me teper, si ju.
...