E Shtunë, 31 Tetor 2026

Një libër dhe një takim mbi Papa Piun XII

"Madhështia historike, humane dhe fetare e Papa Pio XII është jashtëzakonisht e madhe dhe nuk mund te reduktohet vetëm me raportet që pati me Hitlerin dhe nazizmin. Kritikat e ngritura ndaj tij kanë të bëjnë me një ndërgjegje të keqe jo vetëm nga ana e sovjetikeve". Kështu u prononcua me 10 qershor në Romë, gjate prezantimit te librit "Në mbrojtje të Pio XII, Arsyeja e historisë", nën kujdesin e Xhovani Maria Vian, kardinali sekretar i shtetit Tarcisio Bertone. Përgjatë takimit që u zhvillua në Institutin Luigji Sturco, kardinali Bertone ka nënvizuar se "figura e tij, edhe pse ka shkruar shumë volume, duhet studiuar ende dhe sot kjo gjë është e mundur, për vitet 1930 – 1939, sepse për atë kohë tashmë janë hapur prej dy vjetësh arkivat e Vatikanit".

Kësaj teze i janë përmbajtur edhe dy të ftuarit, historiani dhe gazetari Paolo Mieli, dhe matematicieni Xhorxho Izrael, që të dy hebrenj. "Pio XII - ritheksoi Mieli - është një Papë shumë i rëndësishëm, njëzet vjet të tij vlejnë sa për 200 në historinë e Kishës". Publicisti Mieli ka mbrojtur edhe zgjedhjet e Papa Pacellit për te mbrojtur hebrenjtë, sidomos në Romë, duke shtuar: "Të gjithë personalitetet më të larta të botes hebraike të asaj kohe e nderuan për veprën e tij të larte humanitare".

Ndersa sipas Xhorxho Izraelit, "Pio XII ka paguar çmimin e antikomunizmit në mënyrë tejet të rende". Nga ana tjetër historiani Roberto Pertici ka nenvizuar se "kjo ndërgjegje e keqe kundrejt Pio XII është e pranishme edhe ne ambientet anglosaksone dhe jo vetëm në ato komuniste".

Në takim ishin të pranishëm Xhanfranko Ravasi, president i Këshillit Papnor të kulturës, dhe Rino Fizikella, president i Akademisë Papnore për jetën.  Të dy këta personalitete të larta kanë kontribuar për librin me nga një ese, i pari mbi "boten kulturore " të Papa Pacellit, dhe i dyti mbi debatet teologjike dhe ekleziastike të epokës se tij. 

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›