E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: Duhet të jemi krenarë për hyrjen në NATO

Kryeministri Berisha ndalet në Fushë Krujë ku pas përurimit të fillimit të punimeve për rrugën Fushë Krujë-Krujë, ndalet në procesin e anëtarësimit në NATO. Berisha theksoi se shqiptarët duhet të jenë krenarë për këtë proces. 

FUSHË KRUJË- Kryeministri Berisha mori pjesë sot në inaugurimin e punimeve të rrugës Fushë Krujë- Krujë, ku dhe u shpreh se qytetarët shqiptarë dhe qytetarët e Fushë Krujës do të ndjehen më krenarë se kurrë për anëtarësimin në NATO.

“më krenarë se kurrë ne e vendosim Shqipërinë pas shekujsh diktuarash aty ku prijësi ynë legjendarë e vendosi dhe e projektoi atë. Patëm shancin historik ta bëjmë Shqipërinë anëtare të NATO-s. Ne kemi patu ndihmën e madhe të Aleancës së Atlantikut të Veriut dhe vendeve anëtare por faktorë përforcues ka qenë burri i madh i kombit amerikan, Presidenti Bush, i cili solli në Tiranë në Fushë Krujë dhe kudo në Shqipëri mesazhin historik “Shqipëria në NATO”- tha kryeministri Berisha.

Berisha u premtoi qytetarëve të Fushë Krujës, Krujës dhe Kurbinit se një seri veprash të mëdha do të nisin gjatë tre muajve që vinë si rruga Krujë- Qafë Shtamë, rruga për në Sari Salltik dhe autostrada e cila do të bëhet e tëra me 4 korsi.

Berisha u bëri gjithashtu apel qytetarëve të Fushë Krujës dhe nëpërmjet tyre të gjithë shqiptarëve që të marrin pjesë në procesin për pajisje me karta identiteti dhe letërnjoftimet e reja biometrike.
Kryeministri u ndal gjithashtu në fshatin Luzë të Fushë Krujës, i cili është pagëzuar nga banorët me emrin Luzë Vegas, duke e përgëzuar p[ër investime në infrastrukturë.

(a.r/news24/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›