Polica vazhdon të “zhdëpë” shoferët me gjoba
12/09/2009 Dje rrugorët vunë në total 1510 masa me vlerë 557 150 lekë
Plani ka si qëllimin uljen e numrit të aksidenteve në rrugë
TIRANE- Policia Rrugore ka vazhduar edhe dje me intensitet të lartë planin për parandalimin e aksidenteve dhe ndërgjegjësimin e drejtuesve të automjeteve. Kështu në kuadër të implementimit të këtij plani në teren, efektivat e Policisë Rrugore në bashkëpunim edhe me punonjësit e Patrullës së Përgjithshme kanë vënë në total 1510 gjoba, të cilat kapin shifrën financiare prej 557 150 lekë. Rrugorët thanë se aktualisht po veprohet me njësi “Task-Forcë” në akset kryesore të kryeqytetit si dhe në autostradën Tiranë-Durës, ku janë angazhuar shërbime të policisë me qëllim kontrollin e trafikut në rrugë për të shmangur aksidentet apo shkeljet e rregullave të qarkullimit nga drejtuesit e mjeteve. Ky plan masash nuk është vënë në zbatim vetëm për situatën aktuale të qarkullimit rrugor, por mësohet se ai i paraprin edhe kohës kur në Shqipëri kthen emigrantët për festat e fundvitit. Nga fluksi i madh i këtyre të fundit, në Tiranë bllokohen shumë rrugë kryesore si dhe ritet ndjeshëm numri i aksidenteve automobilistike. Drejtuesit më të lartë të strukturave të Policisë Rrugore në qendër, mësohet se kanë vazhduar çdo ditë verifikimin në terren për masat e marra nga shërbimet e policisë në akset rrugore të konsideruara më të rrezikshme e problematike lidhur me aksidentet. Nga të dhënat zyrtare të Policisë Rrugore, mësohet se gjatë muajit të kaluar, gusht 2009, janë shënuar rreth 3 viktima në aksidente rrugore. Sipas Policisë Rrugore, reduktimi i numrit të aksidenteve me pasojë vdekjen, ka ardhur si pasojë e forcimit të masave nga Policia Rrugore për zbatimin e rregullave të qarkullimit, si respektim të normave të shpejtësisë së lejuar dhe përdorimi i rripit të sigurimit. Gjatë kësaj vere numri i lartë i aksidenteve në rrugë ka qenë një nga problemet kryesore me të cilin u përball policia dhe qytetarët për shkak të rritjes së numrit të automjeteve në qarkullim dhe përqendrimit të tyre veçanërisht në rrugët, që të çojnë drejt plazheve apo pikave të tjera turistike.
Gjoba në total të vendosura 1510 me vlerë 557 150 lekë
Mjete të bllokuara 446 mjete
Gjoba qyteti 605 me vlerë 800 000 lekë
Gjoba linja 300 me vlerë 186 920 lekë
Leje drejtimi të pezulluara vetëm 1 rast.