E Shtunë, 31 Tetor 2026

2 vëzhgues italianë të OSBE: Zgjedhjet të jenë të lira

Dy deputetë italianë, në cilësinë e vëzhguesve të OSBE-së që do të monitorojnë procesin zgjedhor të së dielës, kanë theksuar se këto zgjedhje duhet të jenë të lira e demokratike dhe të shmanget cdo lloj diskriminimi. 

ITALI- Dy deputetë italianë, Emerenzio Barbieri dhe Pierluigi Mantini në cilësinë e vëzhguesve të OSBE-së që do të monitorojnë zgjedhjet e nesërme kanë bërë një deklaratë për zgjedhjet në Shqipëri.
Duke marrë në konsideratë rastin e përjashimit të komisionerëve të Partisë Demokristiane nga komisionet zonale, dy deputetët italianë kanë deklaruar se raste të tilla nuk duhet të përsëriten dhe se për komisionerët e cdo lloj partie nuk duhet të ketë diskriminime.
Vëzhguesit e OSBE vënë në dukje edhe njëherë se zgjedhjet në Shqipëri duhet të jenë 'free and fair', të lira dhe demokratike. (e.n/ansa/Balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›