E Shtunë, 31 Tetor 2026

Poliçan, arrestohet autori që preu kufomën

Në pranga përfundoi Kreshnik Guri, menjëherë pas përfundimit të ceremonisë mortore të vëllait të tij.

Një ditë më parë, një ngjarje e rëndë u regjistrua në mjediset e uzinës së demontimit të armëve, ku roja i repartit, Gëzim Dervishi, qëlloi për vdekje shefin e sigurimit teknik të uzinës, shtetasin Vladimir Guri. Pas aktit, ai qëlloi edhe veten.

 Ngjarja dyshohet se ka ndodhur për motive xhelozie, pasi roja dyshonte se Guri i ngacmonte të shoqen. Pas ngjarjes, vëllai i Gurit, Kreshniku, shkoi dhe preu kokën e kufomës, duke lëvizur me të, një akt çnjerëzor dhe i paprecedentë. Ai u arrestua sot nga policia brenda një banese. /Start/

                                                                                             2012-08-07 17:23
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›