E Shtunë, 31 Tetor 2026

MD: Procedim 12 prokurorëve të Korçës

Në një njoftim për shtyp të kësaj ministrie bëhet e ditur se, shkeljet kanë të bëjnë kryesisht me ushtrimin e një politike të butë dënimi të orientuar drejt kufijve minimalë të dënimit, mungesë efektiviteti të përdorimit të mjetit të ankimit dhe mosrespektim të afateve ligjore në ekzekutimin e vendimeve.

Ndaj, në zbatim të ligjit “Për organizimin dhe funksionimin e prokurorisë në Republikën e Shqipërisë”, Ministria e Drejtësisë i ka dërguar sot Presidentit të Republikës dhe Prokurorit të Përgjithshëm, raportin e kontrollit të ushtruar në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Korçë.  

Inspektorët e Ministrisë së Drejtësisë, pas një kontrolli të ushtruar në muajin prill 2012, për periudhën 1-31 tetor 2011 në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Korçë, morën në shqyrtim 434 çështje penale të përfaqësuara nga prokurori në gjykim, të cilat përfshijnë veprimtarinë e 12 prokurorëve. Pas këtij shqyrtimi inspektorët arritën në përfundimin se, ekzistojnë shkelje proceduriale në 39 raste të qëndrimit të prokurorit në gjykim, të cilat i'u atribuohen 12 prokurorëve. /Start/

                                                                                             2012-08-07 16:37
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›