Policia: Ngjarja aksidentale, pese deshmite ne dosje
Ngjarje aksidentale, kurse pergjegjesia i perket pronarit te lokalit dhe varkes, i cili ka vdekur. Keshtu e ka klasifikuar policia e Tiranes tragjedine e tri diteve me pare, ku humben jeten 16 persona dhe mbijetuan vetem tre prej tyre, qe gjendeshin ne bordin e mjetit lundrues. Dosja hetimore, e cila ka kaluar per hetime te metejshme ne Prokurorine e Tiranes pasditen e djeshme, ka ne brendesi te saj pese deshmite e personave te mbijetuar nga tragjedia, si dhe rrefime te banoreve perreth, te cilet ndihmuan ne nxjerrjen e trupave. Burime nga Prokuroria e Tiranes bene te ditur dje per gazeten "KJ" se aktualisht dosja eshte kaluar ne regjistrin penal te prokurorise. "Ajo do te shqyrtohet hollesisht ne ditet ne vazhdim", thane zyrtare te organit te akuzes. Nderkohe qe, brenda ne dosje jane perfshire deshmite e dy vajzave kusherira, te cilat kane mbijetuar, Luena Spahiu dhe Romina Hysaj. Te dyja vajzat kane rrefyer se jane perfshire per disa minuta ne debate me pronarin e varkes, pasi nuk kane dashur te kalonin ne anen tjeter te bregut me nje mjet. Nderkohe qe, pasi jane nisur, sipas deshmive te dhene nga ana e vajzave, uji eshte futur ne varke, nderkohe qe pronari serish nuk i ka besuar. Por, pasi varka ka nisur te permbyset, viktima Thelleza Spahiu sipas deshmive, i ka shtyre qe te binin ne uje me qellim te mos mbyteshin e te notonin. Me pas, Romina ka terhequr prej flokesh Luenen, e cila kishte humbur ndjenjat dhe me pas kane notuar te dyja per ne breg te liqenit. Nderkohe qe edhe deshmite e Beqir Sinanit, si dhe ajo e Erjona Dibres, jane klasifikuar ne dosje, sikurse edhe materialet e ekspertizes per shkaqet e vdekjes se 16 njerezve. Sinani e Dibra kane bere te ditur se jane perpjekur te shpetojne personat e tjere, por nuk kane mundur dot. Dallimi ne deshmi qendron ne faktin se te mbijetuarit kane thene se dolen vete ne breg, kurse vajza e pronarit pretendon se i ka shpetuar ajo. Nje tjeter deshmi eshte ajo e pronares se lokalit, Mine Dibra, bashkeshortja e viktimes Afrim Dibra, i cili ishte dhe timonieri i varkes. Pjese e dosjes jane perfshire sendet personale, te cilat u jane gjetur viktimave. Nderkohe qe ekspertiza mjeko-ligjore eshte nje tjeter prove, e cila do te vihet ne vemendje te organit te akuzes. Sipas eksperteve, shkak i vdekjes se 16 personave ishte asfiksimi nga uji, i cili coi edhe ne mbytjen e tyre te menjehershme. Gjate hetimeve paraprake te policise se kryeqytetit behet e ditur se vdekja e 16 personave ka qene aksidentale, per shkak te mbingarkeses dhe pakujdesise se pronarit te varkes.
R.Caushaj