Policet e vrare, rroge te plote per familjet

Te gjithe femijet e policeve te rene ne krye te detyres, do te marrin page te plote deri ne moshen 18 vjec. Kryeministri Sali Berisha, i kerkoi dje ministrit te Brendshem, Bujar Nishani, qe te ndryshoje statusin e policeve te rene ne krye te detyres. Sipas kreut te qeverise, femijet e tyre do te marrin pagen e plote deri ne mbushjen e moshes. Kryeministri propozoi qe me statusin e ri, femijet e policeve te rene ne krye te detyres te perfitojne pagen e plote deri ne moshen 18 vjec dhe pas kesaj periudhe bashkeshortet te marrin pensionin e tyre. Po keshtu ai kerkoi edhe shperblimin e oficereve te tjere, te cilet moren pjese ne operacionin per asgjesimin e bandes kriminale te Dritan Dajtit. Lufta kunder krimit, do te kete zero tolerance. Keshtu u shpreh dje para drejtuesve te Policise se Shtetit, kryeministri Sali Berisha, duke i inkurajuar ne ushtrimin e detyres se tyre dhe garantuar mbeshtetje te plote ne luften kunder krimit. Duke shprehur ngushellimet per humbjen e kater oficereve te policise, Berisha tha se lufta kunder krimit ka cmimin e vet dhe toleranca do te jete zero. "Lufta kunder krimit ka cmimin e vet. Me dhjetera e dhjetera here, une kam shprehur me veten dhe publikisht ne te gjitha konferencat ku kam marre pjese, admirimin tim per ju, per trimerine dhe shkallen me te larte, te profesionalizimit qe keni deshmuar ne luften kunder krimit", tha kreu i qeverise. Kryeministri u shprehe se oficeret e policise qe rane ne krye te detyres, nuk u ndodhen aspak rastesisht perballe bandes dhe kriminelit, por bene ate qe duhet te benin, detyren. Ai garantoi efektivat e Policise se Shtetit, se kane mbeshtetjen e plote te qeverise dhe se brenda pak kohesh do te rishikohet ligji per statusin e policit te rene, si dhe do te forcohet edhe me shume ligji i luftes kunder krimit. "Sherbimi qe ju i keni bere vendit eshte i jashtezakonshem, asnje edhe nje nga sukseset e sotme te Shqiperise nuk do te ishte i mundur pa trimerine, vetemohimin dhe sakrificen tuaj. Absolutisht as edhe nje i vetem. Por Shqiperia do te vertitej, do te shkaterrohej ne labirintet e krimit", theksoi kryeministri Berisha. Sipas tij, arritjet e deritanishme kane ne themel rendin dhe sigurine qe policia i dha vendit dhe lufta me zero tolerance qe adaptoi ndaj krimit. kryeministri vleresoi se nuk ka asnje institucion tjeter, qe te zhvilloje luften kunder krimit brenda vetes sic e zhvillon Policia e Shtetit. "Absolutisht dhe une per kete ju pergezoj se nuk mund te permbushni asnjehere misionin tuaj, pa prere me "gersheret" e ligjit te gjitha kapjet. Se juve ju sulmon krimi me shume, ju jeni objekti kryesor i sulmit te tij. Por ju keni nje lufte permanente, konstante, e cila duhet te frymezoje te gjitha institucionet e tjera per te luftuar dhe prere me "gersheret" e ligjit cdo lidhje me krimin", tha Berisha. Sipas tij, e premtja qe shkoi ishte nje e premte e zeze, por ishte nje dite ne te cilen heroizmi, trimeria, vendosmeria per zero tolerance ndaj krimit ishin me kulmoret se kurre. "Atyre nuk u kushtonin asgje bresherite mbi ata qe dolen nga makina, por ligji kerkonte t'i ndalonin dhe ata keshtu vepruan. Atyre nuk u kushtonin gje bresherite mbi makinen e superkriminelit, por ligji iu kerkonte t'i kerkonin dorezimin", deklaroi Berisha.
Zgjedhja
Kreu i qeverise, Sali Berisha, vleresoi dje se kater oficeret e Policise se Shtetit qe humben jeten ne perleshje me te shume kerkuarin Dritan Dajti, rane ne krye te detyres sepse zgjodhen ligjin per nje shoqeri te lire, per nje vend te lire.
Zgjedhja
Kreu i qeverise, Sali Berisha, vleresoi dje se kater oficeret e Policise se Shtetit qe humben jeten ne perleshje me te shume kerkuarin Dritan Dajti, rane ne krye te detyres sepse zgjodhen ligjin per nje shoqeri te lire, per nje vend te lire.