Policët ndëshkim nëse përfshihen në zgjedhje
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit paralajmëron policinë dy muaj para zgjedhjeve. Mesazhi, dje në takimin me drejtorët dhe shefat e policive të rendit dhe kufirit të 5 qarqeve të jugut të policisë.
TIRANE- “Politika të qëndrojë larg policisë në procesin zgjedhor dhe ditën e zgjedhjeve dhe, kushdo polic apo shef policie i cili do të bëjë servilin apo do të bëhet palë e ndonjë force politike, do të ndëshkohet dhe përjashtohet nga radhët e uniformave blu”, - Kështu ka deklaruar në Vlorë drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ahmet Prençi, gjatë një takimi me drejtorët dhe shefat e policive të rendit dhe kufirit të 5 qarqeve të jugut të policisë. Takimi vjen rreth 2 muaj e gjysmë para zgjedhjeve parlamentare në vend dhe është një mesazh i qartë për të gjithë efektivat blu. Prençi ka folur edhe për hashashin, duke kërkuar angazhim maksimal në goditjen e trafikimit dhe kultivimit të lëndës narkotike.
“Policia të zbatojë vetëm ligjin dhe jo të bëhet palë me ndonjë subjekt politik. Punonjësi i policisë në rast se zbaton ligjin, të mos ketë frikë nga deklaratat politike. Ne jemi punonjës të shtetit dhe Kryeministri i Republikës ka përcjellë mesazhe të qarta për policinë”, - ka thënë Prençi, duke shtuar se çdo implikim i punonjësit të policisë në procesin zgjedhor do jetë kthim mbrapa”. Kryepolici premtoi se drejtuesit qendrorë dhe ata lokalë do të monitorojnë çdo veprim të punonjësve të policisë dhe do të ketë masa më të rënda disiplinore, deri në përjashtim nga radhët e Policisë së Shtetit. Prençi ka deklaruar prerë se në këto dy qarqe, por edhe në qarqe të tjera ku vitin e kaluar është konstatuar kultivim i bimëve narkotike, të merren masa që këtë vit pavarësisht se është vit zgjedhor, të mos lejohet kultivimi i bimëve narkotike. “Askush të mos mendojë se, meqë jemi para zgjedhjeve, policia do ta tolerojë këtë fenomen”, - ka thënë Prençi.
(s.g/GSH/BalkanWeb)