Keqtrajtohet mësuesja, policia nën hetim fqinjët
Ngjarja ka ndodhur në lagjen "Granicë" të këtij qyteti. Mësohet se mësuesja është dhunuar nga bashkëshortët (fqinjët) për motive banale. Mësohet se dy familjet kishin konflikte mes tyre prej disa kohësh
GJIROKASTER - Rrihet barbarisht Tefta Qurku, ish-trajnere e ekipit të basketbollit dhe njëkohësisht mësuese në shkollën 9-vjeçare "Koto Hoxhi" të Gjirokastrës. Ngjarja ka ndodhur dy ditë më parë në lagjen "Granicë" të këtij qyteti. Mësohet se mësuesja është dhunuar nga bashkëshortët (fqinjët) Rexhepi për motive banale. Mësohet se dy familjet kishin konflikte mes tyre prej disa kohësh. Vetë Qurku ka akuzuar policinë për indiferencë. Sipas saj, inspektori i krimeve Artur Braho i ka bërë presion që të mbyllë çështjen, pasi dy dhunuesit e saj ishin të afërm të këtij të fundit. Vetëm pas këmbënguljes së bashkëshortit të saj për vënien para drejtësisë të autorëve të krimit, kreu i bluve të Gjirokastrës, Arben Hysenaj ka urdhëruar për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje. Aktualisht ish-trajnerja ka plagë të rënda në këmbë dhe në fytyrë, të cilat i kanë krijuar edhe komplikacione të tjera. Mësohet se Panajot Qurku (bashkëshorti i viktimës), i cili është drejtor në gjimnazin "Siri Shapllo", i është drejtuar për ndihmë krerëve të Policisë së Shtetit duke kërkuar vënien para drejtësisë të autorëve të ngjarjes.
(d.b/BalkanWeb)