E Shtunë, 31 Tetor 2026

Policët në veri protestë në mbështetje të kolegëve të pezulluar

PRISHTINË- Policët e stacioneve veriore kanë protestuar të mërkurën rreth një orë, para zyrave të tyre, në shenjë pakënaqësie ndaj vendimit për përjashtimin nga puna të katër komandantëve të tyre, të cilët u larguan sepse nuk zbatuan urdhrin për rotacion.

Komandanti i pikëkalimit në Jarinje, Bratislav Kragovic, komandanti i stacionit policor në LeposaviC, Nenad Djuric, si dhe komandanti i stacionit policor në Zveçan, Radomir Radosavlevic, si dhe komandanti i stacionit policor në Zubin Potok, Zoran Milkovic, fillimisht ishin pezulluar nga puna me pagesë dhe pas rreth dy muajve u përjashtuan pasi nuk kanë pranuar të respektojnë zinxhirin komandues.
(e.m/tg/BalkanWeb)

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›