E Shtunë, 31 Tetor 2026

Jahjaga: Nuk e harrojmë përkrahjen e SHBA dhe BE

PRISHTINË- "Republika e Kosovës është një projekt i suksesshëm i vullnetit të shprehur lirshëm dhe i ndihmës e përkrahjes ndërkombëtare", u shpreh Presidentja e Republikës, Atifete Jahjaga,dje pasdite, në festimin e Ditës së Pavarësisë së SHBA-ve, organizuar nga ambasada amerikane në Prishtinë.

"Ne, asnjëherë nuk do ta harrojmë përkrahjen e Bashkimit Evropian dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, nuk do të harrojmë intervenimin e NATO-s në vitin 1999, si një vepër humanitare që e shpëtoi popullin tim nga gjenocidi, që i ktheu në shtëpitë e veta më shumë se gjysmën e qytetarëve të shpërngulur me dhunë", tha Presidentja Jahjaga.

Ajo theksoi se "Republika e Kosovës është shtet i të gjithë qytetarëve të barabartë, pa dallim përkatësie etnike, fetare, racore apo tjetër, sepse ky është vullnet i yni dhe ky është parim i patjetërsueshëm i civilizimit dhe i kulturës evropiane, së cilës ne si popull dhe vend i përkasim".
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›