Thaçi: Dialogu do mbyllet me njohje reciproke
PRISHTINË- Kryeministri i Kosovës Hashim Thaci deklaroi sot se dialogu teknik me Serbinë do të përfundojë me njohjen reciproke të dy vendeve.
"Dialogu teknik Kosovë-Serbi do të përmbyllet me njohjen reciproke mes dy shteteve dhe do të përshpejtojë procesin e integrimeve euroatlantike. Do të vazhdojë procesi i integrimit të Kosovës dhe Serbisë si dy shtete të pavarura, por edhe i të gjithë rajonit në NATO dhe Bashkimin Evropian”, - theksoi kryeministri kosovar.
Thaci shtoi se Kosova nuk është i vetmi vend që diskuton çështje teknike, duke kujtuar se çështje të tilla teknike janë diskutuar edhe me Maqedoninë, Malin e Zi, Shqipërinë dhe se ka çështje që diskutohen edhe mes Maqedonisë dhe Greqisë.
“Ne me Serbinë, mund të vonojmë njëra-tjetrën në integrimet euroatlantike, prandaj këto konkluzione do ta përshpejtojnë këtë process. Ky dialog ka qenë një obligim ndërkombëtar që Kosova ka pranuar në bazë të një rezolute të OKB-së që është miratuar vitin e kaluar. Kjo është një axhendë evropiane me zgjidhje të modelit evropian dhe në Kosovë ka një konsensus të gjithë spektrit politik”,- nënvizoi Thaçi.
(e.m/atsh/BalkanWeb)