E Shtunë, 31 Tetor 2026

Jeremic: Marrëveshjet siç i deshëm ne, Kosova i moderoi të vetat

VJENË– Ministri i Jashtëm i Serbisë Vuk Jeremic, ka thënë se arrestimi i Ratko Mladiqit dhe përparimi në raport me Kosovën reflekton dëshirën e Serbisë për një Ballkan të qëndrueshëm dhe marrëshënie të mira me Bashkimin Evropian.

Në një intervistë për agjencinë e lajmeve Associated Press, Jeremic deklaroi se Beogradi është i gatshëm të punojë në zgjidhjen e kontestit rreth Kosovës, edhe pse qeveria serbe mbetet e vendosur që mos ta njohë pavarësinë e Kosovës.

Sipas ministrit serb përparimi në dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës u arrit 'pasi negociatorët e Kosovës i moderuan kërkesat e tyre, duke mos dhënë detaje për këtë pohim.

Jeremic vlerësoi se axhenda midis Serbisë dhe Kosovës nuk nxitet nga BE ‘por nga përcaktimi jonë që t’i zgjidhim disa çështje. Kur bëhet fjalë për stabilizimin e rajoneve në Ballkan”.

‘Ne nuk do ta pranojmë… presionin por do të vazhdojmë të jemi konstruktivë nëse ekziston një proces që është i balancuar’,- deklaroi ministri serb.

Jeremici tha edhe se, me përjashtim të refuzimit për të njohur pavarësinë e Kosovës, Serbia ka qenë e gatshme për kompromis që nga fillimi i bisedimeve, dhe sugjeroi se arritjet e vogla që janë bërë në negociata të shtunën janë rezultat i vullnetit të rigjetur nga ekipi kosovar për të bërë të njëjtën gjë.

“Ne e kishim këtë këndvështrim gjatë gjithë kohës. Jam shumë, shumë i lumtur që në fund të ditës të gjithë u përfshinë me të njëjtin qëndrim”,- theksoi Ministri i Jashtëm i Serbisë Vuk Jeremic.
(e.m/koha/BalkanWeb)

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›