Policët shpërblim për gadishmërinë e treguar ditën e zgjedhjeve

Ka kaluar një javë nga zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit dhe ende nuk është përcaktuar nëse 5200 policët e angazhuar në ruajtjen e qetësisë në këtë ditë do të marrin shpërblim. Sipas zëvendësdrejtorit të përgjithshëm të policisë së shtetit Rasim Borishi, nuk është përcaktuar një shumë e caktuar për uniformat blu që kanë shërbyer dhe që kanë qenë në gatishmëri ditën e zgjedhjeve. Kështu përveç dietës që kanë marrë policët që kanë shërbyer jashtë territorit të punës së tyre mesa duket nuk do të kenë para shtesë. Por nuk përjashtohet mundësia e ndonjë vendimi të qeverisë në ditët në vazhdim për policët që shërbyen më 28 qershor dhe qe morën notën maksimale nga organizmat ndërkombëtarë apo edhe nga krerët e partive, apo edhe vet kryeministri. Sesa do u shpërblehet nota 10 punonjësve të policisë për këtë duhet të presim.