E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tuneli i Kalimashit, mbyllet për 4 ditë

Tuneli i Kalimashit, pjesë e rrugës Durrës-Kukës-Morinë do të mbyllet për 4 ditë si shkak i fillimit të punimeve në aksin tjetër të tunelit. Lajmi është bërë i ditur nga Ministria e Transporteve dhe Punëve publike e cila ka deklaruar se tuneli deri në datë 9 korrik nuk do të funksionojë me kapacitet të plotë për lëvizjen nga ora 11.00 e ditës së hënë deri mëngjesin e të enjtes kur do rikthehet në normalitet. Ministria është shprehur se do të ketë punime elektromekanike dhe përforcuese në galerinë jufore të cilat për arsye sigurie nuk mund të bëhen në prezencë trafiku. Ministria ka kërkuar ndjesë për këtë kufizim duke kërkuar gjithashtu edhe mirëkuptimin e qytetarëve nga Kosova dhe Shqipëria.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›