Biznesi 23 milione euro dem nga energjia e dobet
Mbeshtetur ne studimin e kryer nga Konfindustria per kostot ekonomike te shkaktuara nga cilesia e furnizimit me energji elektrike del se ne 10-mujorin e pare te vitit 2010 per sektorin industrial demi i perllogaritur ne lende te para procese teknologjike makineri dhe pajisje te demtuara ose te blera si dhe koha e shpenzuar tejkalon shifren prej 23 milione eurosh.
Ne nje takim te zhvilluar dje ne Tirane biznese eksperte te njohur te fushes ekonomike juriste si dhe perfaqesues te Entit Rregullator te Energjise ERE ngriten problematika te ndryshme si dhe shqyrtuan mundesite per te rishikuar kontraten e furnizimit me energji elektrike. Sipas organizatoreve nje levizje e tille behet vecanerisht e domosdoshme ne kushtet kur sistemi i shperndarjes te energjise elektrike ne Shqiperi ka kaluar ne pronesi private ne kushte te pastra monopoli duke filluar nga viti 2009.
Ne Forum u paraqit shqetesimi ne rritje i biznesit per cilesine e furnizimit me energji elektrike nga CEZ Shperndarje. Nderkohe qe per nje periudhe 3-vjecare eshte zgjidhur garantimi i sasise se furnizimit me energji elektrike ka shqetesime te shumta per cilesine e furnizimit ku permenden luhatjet e tensionit nderprerjet e shpeshta dhe te papritura etj.
Lidhur me studimin qe nxori efektet e demeve te biznesi Gjegj Buxhuku administrator i Konfindustrise thote se studimi eshte shtrire vetem ne tete sektore dhe vleresojme qe demet shtrihen edhe ne sektore te tjere industriale bujqesore ne biznesin e vogel si dhe ne konsumatoret familjare ku del se kemi te bejme me kosto me shifra mjaft te renda per ekonomine kombetare.
Te pranishmit ne takim thane gjithashtu se mbeshtetur ne kontraten qe eshte ne fuqi bizneset jane krejtesisht te pambrojtura me furnizuesin e energjise elektrike CEZ Shperndarje.
Perfaqesuesit e botes akademike vleresuan se termat ligjore me te rendesishem te Kontrates se Furnizimit me Energji Elektrike per bizneset nuk jane ne perputhje jo vetem me standardet e vendeve te zhvilluara te BE-se por edhe me vete legjislacionin shqiptar ne fuqi.
Sipas tyre detyrimisht duhet te permiresohet kontrata e furnizimit me energji nga ERE per te dhene mundesine ligjore ne mbartjen e detyrueshme te kostove financiare shtese te krijuara per industrite/bizneset nga demet per shkak te cilesise se furnizimit. Perfaqesuesit e Entit mbeshteten ne parim shqetesimet e Konfindustrise dhe arsyetimet e akademikeve dhe theksuan se ka filluar procesi pergatitor i permiresimit te Kontrates se Furnizimit me Energji Elektrike.