E Shtunë, 31 Tetor 2026

Promovohet libri Behgjet Pacolli rrefen jeten

/ /

Behgjet Pacolli promovoi dje ne Kosove librin autobiografik Nga sfida ne sfide jeta Behgjet Pacolli. Te pranishem ne kete aktivitet ishin edhe ish-Presidentet e Shqiperise Rexhep Meidani dhe Alfred Moisiu. Ne fjalen e tij gjate promovimit Pacolli eshte shprehur se ka vleresuar faktin qe ish-zyrtaret e larte nga Tirana ishin te pranishem. Une mbase nuk bej me libra ky eshte i vetmi por ju keni vendosur te me nderoni duke udhetuar ne kushte te tilla te motit dhe kjo me ben te ndihem i vleresuar. Me kete ardhje beni qe te ndiej ngrohtesine vleresimin e Shqiperise ame qe ju e drejtuat me aq seriozitet perkushtim dhe dinjitet. Gjithmone kam admiruar punen tuaj ne krye te shtetit shqiptar ne mbrojtje te interesave kombetare ne mbrojtje te Kosoves ne momente te vecanta te historise se saj. Ju zoti Meidani keni qene President ne momentin e luftes se Kosoves ju zoti Moisiu ne momentet e shpalljes se pavaresise se saj dhe ju keni lene gjurme ne keto dy momente. Do doja shume tju kopjoja nese do mundja. Me tej ai shtoi se ky liber eshte nje pjese e mire e librit real te jetes sime. Ky qe gjeni ketu jam une me forcen dhe dobesite e mia me njerezit dhe miqte e mi madje dhe me armiqte e mi. Jam me veprat e mia deshtimet e mia. Me idete dhe vizionin tim. Une nuk jam shkrimtar nuk jam gazetar megjithese di te flas shume mire me gjuhen e shpirtit dhe ata qe me kane degjuar thone se rrefej shume mire. Duke folur per librin Pacolli tha se ai eshte ndertuar mbi bazen e bisedave me gazetare vendas dhe te huaj. Ata kane ditur te mundin pertacine per keso punesh apo mungesen time te kohes dhe te disponimit duke rremuar ne shume ane te jetes sime ne shume kthina te shpirtit tim. Ndaj ata kane nje merite te vecante. Ne bisedat intensive me ta provova dobine publike te rrefimeve te jetes sime tha Pacolli. Libri autobiografik i Pacollit ofron historine e tij te jetes me ngjarjet faktet idete e tij me sukseset dhe arritjet deshtimet dhe zhgenjimet e tij. Sipas zotit Uoker ish-ambasador i OSBE ne Kosove Behgjet Pacolli eshte nje biznesmen i suksesshem humanist i madh burre shteti. Ndersa ish-kreu i shtetit Rexhep Meidani autor i parathenies se librit tha se ky liber pasqyron nje shembull nje mision nje mundesi nje realitet. Ky liber mund te nxise suksesin dhe te frymezoje karrieren sakrificen e brezave te rinj. Ndersa Alfred Moisiu ne fjalen e tij theksoi E kam njohur qe ne vitin 1995 zotin Behgjet Pacolli kur bashke me nje grup kosovar kishin organizuar ne Lugano te Zvicres nje akademi perkujtimore per vdekjen e Aleksander Moisiut. Behgjet Pacolli paraqet tek ju fisnikerine sinqeritetin dhe dashurine. Libri ka 505 faqe dhe do te jete se shpejti neper librarite e botes shqiptare. Ai eshte ndertuar mbi intervistat e posacme te Pacollit me gazetaret Agim Doci Gigi Moncalvo drejtor i RAI2 Baton Haxhiu Jetlir Zyberaj dhe Mentor Nazarko.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›