Polici masakron me tyten e automatikut 24-vjecarin
Ne fshatin Gostime ne afersi te Cerrikut nje furgon me 10 efektive policie kishte bere postbllok. Te rinjte iu pergjigjen sinjalit te dhene dhe ndaluan mjetin tip BMW me te cilin ata udhetonin por me pas ata hasen ne sjelljen brutale te njerit prej policeve. Shtetasi R.M. 24 vjec perfundoi ne gjendje te rende ne spitalin e Elbasanit pas dhunes se ushtruar nga punonjesi i policise Neki Xhika.
Na kerkuan te dilnim nga makina per te na kontrolluar. Ne nuk beme asnje veprim qe te irritonte ndonjerin prej tyre madje ndaluam menjehere. Sapo ndalova njeri prej policeve me urdheroi te hiqja duart nga timoni u shpreh drejtuesi i BMW-se 21- vjecari S.M. Ai bashke me dy shoket e tij Xh.K dhe R.L 20 dhe 22 vjec kryen dje denoncimin ne policine e Elbasanit per ngjarjen e ndodhur. Burime nga policia bene te ditur se denoncimi i te rinjve eshte vleresuar maksimalisht dhe tashme ngjarja po hetohet nga SHKB-ja. Makina ishte e vellait tim. Dola prej saj ne momentin qe efektivet nisen te
talleshin. Na kontrolluan. Per te mos pasur telashe me ta ne iu bindem edhe urdhrave te tyre tallese u shpreh me tej 21-vjecari i cili u be deshmitar i dhunes ndaj shokut te tij. Nderkohe i dhunuari rrefeu nga spitali i Elbasanit gjithcka ndodhi. Ai doli nga spitali pasi mori ndihmen e pare por me pas u rikthye dje pasi gjendja e tij ishte renduar. Kur po me kontrollonin nje polic qe mbante nje arme automatike ne dore me bertiti se pse i mbaja duart ne xhep. Ishte ftohte por une i hoqa duart nga xhepat dhe i vendosa mbi mjet. Por ne kete moment ai me goditi me tyten e automatikut ne koke. Me pas me goditi me grushte e me cmundte u shpreh dje ne spital i dhunuari. Sipas tij por edhe tre personave te tjere deshmitare nente koleget e tij nderhyne dhe madje e qortuan policin per dhunen. Ndonese tre te rinjte e tjere iu kane kerkuar shpjegime mbi ngjarjen e ndodhur efektivet ne grup i kane detyruar ata te shkojne pas tyre ne rajonin e Cerrikut. Donin te na benin presion se do te na bllokonin mjetin. Na lane te lire vetem kur iu premtuan se nuk do ti denonconim per ngjarjen e ndodhur u shpreh me tej drejtuesi i makines. Ata u nisen me shpejtesi drejt Elbasanit pasi 24-vjecari po humbiste gjak nga plaga e shkaktuar dhe madje here pas here humbiste edhe ndjenjat. Atij i rridhte gjak edhe nga goja ndaj teper te alarmuar shoket e tij iu drejtuan spitalit. Nuk qendronte dot as ne kembe ndaj u trembem vijoi me pas 21-vjecari. Deri pas mesnate i dhunuari mori mjekime ndersa me pas ai u largua nga spitali. Gjate kohes qe ai merrte mjekim dhjetera police kishin rrethuar spitalin disa prej tyre qendronin edhe neper korridore. I riu u paraqit edhe dje ne spital pasi ende nuk mund te mbante mire ekuilibrin ndersa kishte edhe te vjella. Pas kesaj ngjarjeje te rende SHKB-ja ka nisur hetimet. Tre te rinjte dhane deshmine e tyre ndersa pritet te merren ne pyetje edhe i dhunuari polici qe ushtroi dhune por edhe nente koleget e ketij te fundit.
ELBASAN/ALDO KOZARJA