E Shtunë, 31 Tetor 2026

Spahiu Shqiperia meriton statusin kandidat ne BE

Nenkryetari i Keshillit te Larte te Drejtesise Kreshnik Spahiu deklaroi dje ne forumin e Krans Montanes ne Zvicer se Shqiperia meriton statusin e vendit kandidat ne BE. Ne forumin me 300 pjesemarres ne seance plenare zv/kryetari i KLD-se ka bere nje analize te krimit te organizuar dhe korrupsionit ne Europen Jug-Lindore. Ai ka deklaruar se Ballkani eshte nje nder rajonet me te korruptuara ne Europe dhe pavaresisht diversitetit sesi ai shfaqet diferenca e niveleve ne keto vende eshte shume e kufizuar. Madje nga ky nivel i larte i korrupsionit nuk perjashtohen as dy vendet anetare te BE ne rajon Bullgaria dhe Rumania. Me tej behet e ditur se Spahiu i kushtoi nje kapitull te vecante problemeve te krimit te organizuar duke nenvizuar se krimi i organizuar eshte nje problem i vendeve fqinje dhe se Shqiperia jo vetem qe e ka luftuar por dhe ka parandaluar importimin dhe shtrirjen e aktivitetit ne vend. Prej disa vitesh Gjykata e Krimeve te Renda ne Shqiperi ka gjykuar dhe denuar cdo subjekt te perfshire ne aktivitete te organizatave kriminale dhe trafiqeve nderkombetare. Spahiu ka trajtuar gjate seances plenare nje sere specifikash qe ka Shqiperia ne raport me disa shtete te tjera duke deklaruar se Shqiperia eshte vendi me reformat me te thella dhe rezultatet me te suksesshme ne rajon. Ne fund te fjales se tij ai i eshte pergjigjur per me shume se 30 minuta pyetjeve te pjesemarresve qe konsistonin ne veshtiresite e Shqiperise ne proceset e integrimit. f.m.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›