E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shtyhet ekstradimi i Prudentinos

/ /

Me kerkese te Prokurorise se Vlores prokurori Ndini Tavani gjykata ka dhene miratimin qe Prudentino te mbahet ne Shqiperi edhe 30 dite te tjera pertej 40-diteshit qe parashikon afati ligjor i cili mbaron ne daten 7 nentor. Shkak per kete vendim eshte bere procedimi penal me nr.1516 i filluar ne Prokurorine e Vlores per akuzen e pastrimit te parave ndaj Albino Prudentinos dhe disa personave bashkeaksionere ne bizneset e tij. Sipas vendimit te gjykates se Vlores gjyqtare Herila ela vendimi per te mbajtur ne Shqiperi Prudentinon edhe 30 dite te tjera pertej 40 diteve te para ne paraburgim eshte marre bazuar ne nenin 24 te ligjit nr.10193 data 3 dhjetor 2009 Per marredheniet juridiksionale me autoritetet e huaja ne ceshtjet penale. Ky ligj ne nenin 24 te tij citon Autoriteti gjyqesor vendas mund te shtyje ose te kushtezoje ekzekutimin e kerkesave nese ai mund te ndikoje ne mbarevajtjen e procedimeve penale te filluara nga autoritetet gjyqesore vendase. Aktualisht ne prokurorine e Vlores ka nisur nje procedim penal per akuzen e pastrimit te produkteve te vepres penale ndaj Albino Prudentinos. Prokuroria kerkoi mbajtjen e tij ne Shqiperi edhe per 30 dite te tjera deri ne 7 dhjetor 2010 me argumentin se gjate kesaj kohe hetimi i nisur do te mbaroje. Prudentino dyshohet se e ka kryer kete veper penale ne Shqiperi pasi sic dyshon prokuroria ka perdorur fitime te meparshme te veprimtarise mafioze per ngritjen dhe funksionimin e disa bizneseve kazino lojera fati restorante ne Vlore dhe ne Tirane.

Provat ne banesen e mafiozit

Gjate arrestimit ne banesen e tij prane Ujit te Ftohte ne Vlore mengjesin e 29 shtatorit 2010 policia shqiptare i sekuestroi Albino Prudentinos nje kompjuter disa karta telefoni dhe sende te tjera. Me 1 tetor 2010 prokuroria italiane ka sjelle ne Shqiperi nje kerkese per te marre ne dorezim keto prova pasi sipas saj ato lidhen me akuzat e ngritura ne Itali per pjesemarrje ne organizata kriminale te tipit mafioz trafikim te lendeve narkotike dhe grabitje ne rrethana renduese. Gjykata e Vlores e ka konsideruar te ligjshme proceduren e sekuestrimit te kompjuterit personal dhe kartave telefonike ne banesen e Prudentinos. Togat e zeza kane vendosur se kerkesa e Italise per ekstradimin e Prudentinos eshte e ligjshme por ai me pare duhet te hetohet ne Shqiperi per akuzen e pastrimit te parave ne kuader te dosjes se hapur ne Vlore me 1 tetor 2010 dy dite pas arrestimit te tij. Gjykata e Vlores ka autorizuar prokurorine e ketij qyteti ti perdore ne dosjen e saj per akuzen e pastrimit te parave provat e gjetura ne banesen e Prudentinos te cilat me pas do ti jepen edhe pales italiane.

Ekstradimi pengon hetimin

Sipas gjykates se Vlores ekstradimi i Albino Prudentinos ne Itali pas perfundimit te afati ligjor prej 40 ditesh nga arrestimi mund te demtoje hetimet e nisura ne Shqiperi per pastrim parash. Pikerisht ekzistenca e nje hetimi te tille sipas gjykates eshte shkak i mjaftueshem per shtyrjen e ekstradimit te shtetasit italian. Neni 24 i Ligjit Nr.10193 date 3.12.2009 Per marredheniet juridiksionale me autoritetet e huaja ne ceshtjet penale sherben per shtyrjen e ekzekutimit te leter-porosise ekstradimi dhe dorezimi i provave materiale kur mundesite procedurale per arritjen e mbarevajtjes se procedimit penal te filluar ne vend jane te kufizuara thuhet ne vendim. Gjykata vendosi 1. Pranimin e kerkesave te Prokurorise se Rrethit Gjyqesor Vlore 2. Ekzekutimin e leter-porosise ne lidhje me miratimin e arrestimit te shtetasit Albino Prudentino te kryer me date 29.09.2010 3. Miratimin e sekuestrimit te provave materiale sipas procesverbaleve te sekuestrimit te dates 29.09.2010. 4. Pezullimin e ekzekutimit te leter-porosise ekstradimit dhe dergimit te provave materiale te sekuestruara per nje afat kohor prej 30 ditesh duke filluar afati nga dita qe ky vendim behet i ekzekutueshem. Trazhgim Sokolaj

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›