Vrasja e taksistit zbulohet i dyshuari
KAVAJE - Policia duket se eshte shume prane arrestimit personit te dyshuar qe ka vrare taksistin nga Tirana Urim Begu dhe rojen e nje karburanti ne Lushnje disa dite me pare. Burime nga policia e Tiranes thane se eshte identifikuar autori i dyshuar i ngjarjes qe ndodhi dy jave me pare ne Kavaje dhe shume shpejt pritet arrestimi i tij. Burime nga grupi hetimor thane se makina e tij ishte pare te levizte ne fshatrat e Lushnjes kryesisht ne Gradisht. Autori i vrasjes i ka ndryshuar targat dhe i ka hequr tabelen e shiritat e taksise. Banoret e zonave perreth Lushnjes kane deklaruar ne polici se nje djale rreth te 20-ave qe nuk eshte banor i zones eshte pare te levize me nje makine me targa te huaja me ngjyre te verdhe te hapur qe duket me shume si ngjyre qumeshti dhe tipi i saj eshte Mercedez C Klas. Te dhenat e automjetit pershtaten plotesisht me ato te taksise se Urim Begut dhe faktin qe makina eshte pare ne levizje e kane konfirmuar rreth 20 deshmitare. Personi qe ka pare me nga afer dhe e ka cuar grupin hetimor drejt identifikimit te autorit eshte nje gomist i cili i ka bere sherbim makines se tij. Burimet thane se i dyshuari dyshohet te jete nje perdorues i substancave narkotike ne moshe te re dhe qe gjate ketyre dy javeve ka levizur vetem neper zonat e Lushnjes duke iu fshehur policise. Nje gje e tille eshte pare nga shume persona. Policia ka hedhur dyshime se vrasja e taksistit Urim Begu mund te jete edhe nje ngaterrese pasi autori mund ta kete ngaterruar me ndonje taksist tjeter.