Valë e madhe protestuesish në Moskë sfidon Kremlinin
Dhjetëra mijëra njerëz janë grumbulluar në qendër të Moskës për të treguar zemërimin ndaj vjedhjes së zgjedhjeve. Motoja e protestës ishte mos jepni asnjë votë për Vladimit Putinin në zgjedhjet presidenciale të vitit të ardhshëm. Protestuesit mbanin në duar tullumbace të bardhë dhe parrudha ku shkruhej Për zgjedhje të lira.
Lideri i protestës Alexei Navalny u tha demonstruesve të brohorasin se Rusia nuk do të tolerojë më korrupsionin. Shoh këtu mjaftueshëm njerëz për të marrë Kremlinin dhe drejtimin e qeverisë por ne jemi njerëz paqësore dhe nuk duam të bëjmë tani një gjë të tillë, u shpreh Navalny. Protestuesit shprehen se zgjedhjet parlamentare të 4 dhjetorit, të cilat u fituan nga partia e Putinit u vodhën.
Një det demonstruesit tubuan nga bulevardi Sakharov, pak kilometra larg Kremilinit në një kohë kur temperaturat janë nën zero. Protesta janë mbajtur në të gjithë Rusinë, ku protesta e parë e madhe u mbajt në qytetin e Vladivostok.
Ministria e Brendshme bëri me dije se në protestë kishte rreth 28 000 pjesëmarrës ndërsa organizatorët pretendojnë për një numër deri në 120 000.
Presidenti Dimitri Medvedev njoftojë reforma politike këtë jave por shumë demonstrues janë i mendimit se kaq nuk mjafton.
Ata kërkoj ripërsëritje të zgjedhjeve por Putin ka përbuzur kërkesat e tyre në një lidhje të drejtpërdrejtë me televizionin rus. Gjithashtu Putin ka akuzuar SHBA-në se ka nxitur protestat me synim dobësimin e Rusisë. Nga ana tjetër ka shtuar se ata kanë të drejtë të demonstrojnë sa kohë e bëjnë këtë gjë brenda ligjit.
