“Polici sipas standardeve gjermane”, Balla takon ambasadorin e ri Bergner

Policia e Shtetit synon të trajnohet dhe modernizohet duke marrë si model policinë gjermane.
Deklarata u bë të enjten nga ministri i Brendshëm, Taulant Balla, në takim me ambasadorin e ri gjerman në Shqipëri, Karl Bergner.
Balla dhe Bergner vunë theksin te krijimi i mekanizmave të rinj për të promovuar njerëzit me integritet të lartë moral dhe profesional.
“Ekspertiza gjermane në këtë drejtim do të jetë mjaft e rëndësishme. Një ndër sektorët prioritarë për ne është rifreskimi, trajnimi dhe modernizimi sipas standardeve gjermane i policisë së qarkullimit rrugor,” deklaroi Balla.
Përveç hapave logjistikë, ministri i Brendshëm informoi se vazhdon puna edhe për “operacionet e përbashkëta hetimore në luftën kundër veprave penale për narkotikët, trafiqet e paligjshme, pastrimi i parave, krimi ekonomik e financiar dhe krimin kompjuterik.“
/rtsh.al/