E Shtunë, 31 Tetor 2026

Polici tutor i dy prostitutave

Ministria e Brendshme bëri të ditur se është arrestuar Arjan Seid Hoxha, 37-vjeç, lindur dhe banues në Tiranë, me arsim të lartë juridik, me detyrë Specialist për Hetimin dhe Parandalimin e Krimit, në Komisariatin e Policisë Nr.3 Tiranë.

Arrestimi i tij u krye në vendin e quajtur “Mali i Robit” në Golem të Kavajës, në hyrje të hotel “Onufrit”, pasi në rolin e tutorit, kishte lënë për të prostituar në këtë hotel dy femra me inicialet M.T vjeç 16 dhe XH.H Vjeç 23 nga Tirana, të cilat për kryerjen e një marredhënie seksuale me klientelën e siguruar nga ky punonjës policise, përfitonin shumën prej 100 Euro. Në momentin e arrestimit, shtetasi Arjan Hoxha ka tentuar t`u largohet me shpejtësi shërbimeve të policisë.

Arrestimi i Arjan Hoxhës u mundësua pas një hetimi disa mujor, ku u përfshinë disa sektorë të polcicisë, si ai i Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm të Tiranës, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe me strukturat drejtuese të Drejtorisë së Policisë të Qarkut Tiranë. Masa e arrestit në flagrancë u morr edhe ndaj shtetases me iniciale XH.H, vjeç 23 banuese në Tiranë, e divorcuar, si dhe u procedua në gjendje të lire për shtetasen e mitur me inicialet M.T. /Start/

                                                                                             2011-07-17 14:02
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›