“Haaretz”: Izraeli mund t’i kërkojë falje Turqisë

Diskutimet e brendshme mes zyrtarëve të mbrojtjes dhe Ministrisë së Drejtësisë gjatë javëve të kaluara kanë sugjeruar që të kërkuarit ndjesë në një mënyrë të kujdesshme mund të ndalojë padi të mundshme nga ana e organizatave turke kundër oficerëve izraelitë të Mbrojtjes dhe mund t’i japë fund çështjes.
Një raport i komitetit të OKB-së lidhur me incidentin e 31 majit 2010, kur forcat komando izraelite vranë 9 shtetas turq dhe plagosën shumë të tjerë gjatë bastisjes së anijes “Mavi Marmara” në ujërat ndërkombëtare, pritet të publikohet brenda pak javësh. Ndërkohë, Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-Moon është përpjekur të arrijë një kompromis mes Turqisë dhe Izraelit.
Komiteti më parë ka quajtur legale bllokadën e vendosur ndaj Gazës dhe ka njohur të drejtën e Izraelit për të mos lejuar hyrjen e flotiljes, ndërkohë që ka kritikuar ashpër mënyrën se si kishte reaguar Izraeli duke vrarë nëntë turq.
Ministri izraelit i Punëve të Jashtme, Avigdor Lieberman vazhdimisht ka kundërshtuar që Turqisë t’i kërkohet falje, gjë e cila sipas tij do ta poshtëronte Izraelin dhe do të cenonte krenarinë kombëtare.
Zyrtarë të lartë theksuan për të përditshmen izraelite “Haaretz” se Izraeli ka interes të madh të përmirësojë marrëdhëniet me Turqinë në dritën e pozitës së Turqisë në rajon, marrëdhënieve të shkuara ekonomike si dhe për të ripërtërirë eksportet e mbrojtjes drejt Ankarasë.
Megjithatë, këto pikëpamje nuk janë qëndrimi zyrtar i Ministrisë së Mbrojtjes, shkruan “Haaretz”. Ministri Izraelit i Mbrojtjes, Ehud Barak theksoi gjatë një interviste javën e kaluar se “nga pikëpamja strategjike ne kemi interes t’i zbusim marrëdhëniet me Turqinë. Krenaria kombëtare është e rëndësishme por në fund të fundit ne duhet të kuptojmë se kemi interesa të tjera tek kjo pikë…Turqia mund të ketë një rol të rëndësishëm në çështje që kanë të bëjnë me Sirinë, Iranin, Libanin dhe Hamasin”.
/Start/Fatjon Prroni/
2011-07-17 11:47