Policia 6 paga mujore familjeve të dy policëve të vrarë
Familjet e dy policëve të vrarë pak ditë më parë në Shënmëri të Kukësit kanë përfituar ndihma nga ICITAP e blutë e Kukësit. "S'mund të jetojmë pranë me vrasësit. Duam të ikim"
KUKES- Drejtues të Policisë së Shtetit kanë dorëzuar dje nga 6 paga mujore shpërblim për familjet e dy policëve të Kukësit të vrarë në detyrë. Një paketë me ndihma ka dhënë dhe ICITAP dhe kolegët e viktimave në Drejtorinë e Policisë së Qarkut të Durrësit.
Paketa me ndihma u dorëzua nga zëvendësdrejtori i Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj bashkë me drejtorin e Policisë së Qarkut të Kukësit, Muharrem Furriku e prefektin Qamil Cenalia.
Dy familjet e mbetura pa kryefamiljar nga vrasja makabre në Shëmri, u kërkuan ndihmë përfaqësuesve të shtetit që të largohen nga fshati dhe të vendosen diku tjetër në zonë urbane. Destan Dobrushi, babai i Shkëlzenit (njërit nga policët e vrarë) tha se, "pas 40 ditëve duam të zhvendosemi prej këtu, sepse nuk mund që të shoh çdo ditë familjarët e vrasësit", të cilët janë në një fshat. Destani 65, vjeç, babai i të ndjerit Dobrushi, si dhe nëna, Lazimja (64 vjeçe) nuk kanë pasur djalë tjetër përveç Shkëlzenit që u vra, kështu që jetojnë me mbesat e mbetura jetime dhe me nusen e Shkëlzenit.
Fshati ku jetojnë ndodhet shumë larg zonës urbane dhe nuk mund t'u premtojë fëmijëve jetime, përveçse një arsim minimal. Këtë kërkuan dhe Elmira, bashkëshortja e familjarët e policit Ramadan Hila, dhe ky i vrarë në të njëjtën ditë nga bashkëfshatari i tyre, Afrim Hasani. Sipas tyre, largimi është e vetmja rrugë, pasi qëndrimi në fshat (ku zotëron ende klima zakonore e hakmarrjes), mund të sjellë çdo të papritur.
(s.g/BalkanWeb)