E Shtunë, 31 Tetor 2026

Poeti Spahiu niset sot për mjekim në Turqi

Poeti, i cili u diagnostifikua me ishemi cerebrale, do t’i nënshtrohet konsultave me mjekë të huaj në një spitali gjerman në Stamboll të Turqisë. 

TIRANE-Poeti i njohur Xhevahir Spahiu niset sot për kurim më të specializuar drejt një spitali gjerman në Stamboll të Turqisë .Spahiu ndodhet i shtruar në pavionin e Neurologjisë në QSUT prej disa ditësh dhe mjekët thonë se gjëndja shëndetësore e poetit, i cili u diagnostifikua me ishemi cerebrale, është drejt stabilizimit. Megjithatë me kërkesën e familjes Spahiu do t’i nënshtrohet konsultave me mjekë të huaj.

Nisja pritet të bëhet sot në mesdite me një avion charter me të gjitha pajisjet e nevojshme mjekësore. Gjatë qëndrimit në spital poeti u vizitua nga miq e kolegë si dhe figura të njohura politike, mes të cilëve presidenti i vendit Bamir Topi.
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›