Policia Arrestuam vrasesin e arketares

Policia e Shtetit, në një konferencë për media paraditen e së premtes
konfirmoi se gjatë operacionit të koduar "Banka", në pranga ka rënë shtetasi Viktor Gushi, autor i dyshuar
për vrasjen e arkëtares dhe plagosjen e rojes së një filiali banke në
kryeqytet.
"Autori i dyshuar i ngjarjes është 44-vjeçari Viktor Gushi, lindur në Patos dhe banues në Tiranë. Ky person dyshohet te jetë autor i 16 ngjarjeve të tjera kriminale, mes të cilave edhe ajo e vrasjes së argjendarit Rrapo Sinanaj, në muajin tetor", thanë në njoftimin e tyre zyrtarët e lartë të policisë.
Mësohet se Policia e Shtetit, në momentin e arrestimit i ka sekuestruar Gushit edhe një pistoletë, që mendohet të jetë arma me Policia ndaloi të dyshuarin në një lokal para banesës së tij. Ka prova shkencore që arma e tij ka vrarë argjendarin dhe personi në fjalë është me precedentë penalë në Greqi dhe Shqipëri
Hysni Burgaj
Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit të cilën është vrarë argjendari Rrapo Sinanaj dhe arketarja Leonora Kaloçi.
Dy ditë pas vrasjes së arketares Leonora Kaloci policia arrestoi në banesën ku jetonte me qira 44-vjeçarin, Viktor Gushi nga Patosi, i divorcuar dhe që jetonte fare i vetëm.
“Ishin 48 orë shumë të lodhshme, impenjim maksimal i strukturave të policisë, që nga policët e objekteve deri tek strukturat e larta apo Drejtoria e Përgjithshme. U arrit me sukses. Dyshohet për disa ngjarje të rënda kriminale të tjera është autor i vrasjes në bankë, vrasjes së argjendarit dhe i disa grabitjeve të tjera”, tha ne konference e nje dite me pare Bernard Caushaj, Drejtor i Policisë së Tiranës.
Të gjithë banorët që e kishin fqinj të dyshuarin e një seri ngjarjesh të habitur dhe të tmerruar pohojnë se ky njeri nuk u kishte dhënë asnjëherë një përshtypje të frikshme. Por askush prej tyre nuk pranon të flasë para kamera.
Viktor Gushi kishte ardhur gati pesë vite me parë në Tiranë, ndërkohë që deri në 2005 ai ka jetuar në Greqi ku dhe ka qënë i dënuar po për krimin e grabitjes, thanë burimet e policisë.
Pas këtij arrestimi gjatë një takimi me të gjitha strukturat e Policisë së Tiranës zoti Caushaj theksoi se për autorin ka prova dhe se ai i ka pranuar veprat ku ka qënë i përfshirë.
“Prova e parë paraprake është arma e kryerjes së krimit, u bë ekspertiza balistike dhe dolën të dyja ngjarjet edhe ajo e argjendarit edhe ajo e grabitjes së NBG Bank, si dhe disa krimet të tjera që ai i ka pranuar vetë. Provat janë maska, robat e trupit, dorezat e përdoruara etj”, tha Caushaj.
Nderkohe një tjetër i ri la ambjentet e Drejtorisë së Tiranës. Ai ka qëndruar për dy ditë pas ngjarjes si i shoqëruar nga njëri komisariat në tjetrin si një ndër të dyshuarit e shumtë për ngjarjen ku u vra arkëtarja Kaloci dhe ku mbeti i plagosur roja i bankës.
“Sapo kam dalë nga komsiaritati, kam dy ditë që qëndroj në dhomat e paraburgimeve të komisariateve, nga 1-shi tek 4-ra, deri tek Drejtoria e Policisë. Arsyeja është që personi që dyshohet për vrasjen në bankë, më ngjasonte shumë, si në ecje, në pamje”, tha i dyshuar parparak, Arben Tirana.
Burgaj: Prova të mjaftueshme shkencore
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj foli për mediat disa minuta pas arrestimit të të dyshuarit për vrasjen arkëtares së bankës, Leonora Kaloçi dhe argjendarit Rrapo Sinani.
Zoti Burgaj zbardhi disa detaje të operacionit dhe shtoi se ndaj të ndaluarit ka prova të mjaftueshme shkencore që e nxjerrin jo vetëm autor të dy vrasjeve, por edhe autor të një sërë grabitjesh të ndodhura në Tiranë.
“Policia ndaloi të dyshuarin në një lokal para banesës së tij. Ka prova shkencore që arma e tij ka vrarë argjendarin dhe personi në fjalë është me precedentë penalë në Greqi dhe Shqipëri”, tha Burgaj.
Ndërkohë më herë policia njoftoi se vetë i ndaluari, Viktor Gushi kishte pranuar autorësinë e 7 grabitjeve, ndësa nuk bëhet e qartë nëse bëhet fjalë për pranimin e autorësisë edhe për dy vrasjet e bujshme.
Vlorë, arrestohet supergrabitësi i Romës
Një tjetër operacion policor ka përfunduar me sukses ditën e enjte. Në Vlorë është kapur në shtëpinë e tij në Drashovicë “tmerri i lagjeve të pasura” të Romës.
Ali Islamaj, 29 vjeç, ishte arratisur nga burgu i sigurisë së lartë në Itali në datën 14 janar 2011. Aksioni për arrestimin e shtetasit Ali Islamaj nga efektivat e Drejtorisë së Policisë Qarkut Vlorë është finalizuar me sukses si rezultat i operacioni i përbashkët me Skuadrën e Lëvizshme të Policisë se Romës të koduar “I Shumëkërkuari” policisë së Vlorës dhe forcave speciale.
Sipas burimeve në operacion për arrestimin e 29-vjeçarit morën pjesë rreth 30 forca policia mes tyre dhe 5 uniforma italiane.
Aksioni për kapjen e 29-vjeçarit ka filluar në orët e para të mëngjesit, për rreth 40 minuta forcat e policisë kanë bërë kontroll në disa banesa të pabanushme në zonën e Pyllit të Sodës, ku kishte informacion se 29-vjeçari mund të fshihej.
Më pas forcat e policisë kanë udhëtuar për në fshatin Drashovicë ku dhe kishte informacion se 29-vjeçari ishte në fshatin e tij të lindjes.
Mbas 30 minutash udhëtim policia ka mbërritur në zonë duke bllokuar rrugët kryesore në hyrje dalje të këtij fshati dhe më pas është bërë kontrolli i banesës ku kishte informacion së banonte 29-vjeçari, forcat e policisë kanë mundur të arrestojnë 29-vjeçarin pa bërë rezistencë në banesën e tij.
Në ngarkim të këtij shtetasi Gjykata e Penale e Romës ka lëshuar një urdhër-arresti ndërkombëtar pasi dyshohet se në bashkëpunim me 8 persona të tjerë shqiptarë të arrestuar nga policia italiane që para një viti ka kryer më shumë se 50 grabitje.
Berisha përshëndet operacionet e policisë
Kryeministri Berisha ka përshëndetur aksionet e Policisë së Shtetit që cuan në prangosjen e një të dyshuari si autor të dy vrasjeve të kryera në tentativë grabitjeje, e para vrasje atë të argjendarit në muajin tetor dhe e dyta, ndodhur dy ditë më parë, në një filial banke në Tiranë, ku mbeti e vrarë arkëtarja e u plagos roja i bankës dhe operacioni i dytë që çoi në ndalimin në Vlorë të një shumë të kërkuari në drejtësia italiane për grabitje.
“Në Tiranë policia ndaloi të dyshuarin për vrasjen e arkëtares tek NBG Bank. Në Drashovicë të Vlorës u ndalu i shumëkërkuarin për krime të rënda në Itali e Shqipëri. Suksesi i këtyre operacioneve është përgjigjja më e vendosur ndaj krimit dhe autorëve të tij”, deklaroi kryeministri Berisha.